Berisha: Rama, përgjegjës për 21 janarin. Stop presionit mbi drejtësinë, e vërteta do zbardhet

Postuar në 21 Janar, 2013 06:55

 

TIRANË- Kreu i qeverisë ka folur sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, për 21 janarin e dy viteve me parë, duke komentuar edhe kortezhin homazh të PS-së.

Duke shprehur ngushëllimet për familjet të viktimave të Ramës, (sipas tij), ai ka bërë apel të mos bëhet presion mbi drejtësinë e cila do të zbardhet deri në fund.

“Dy vjet më parë, pas 80 e ca vitesh, një grusht aventurierësh bënë përpjekje për të rrezuar me dhunë pushtetin e dalë me votë, ishte akti më i shëmtuar që nga viti 24 deri në ditët e sotme në historinë e institucioneve shtetërore. Ata që menduan se me dhunë do mund të kishin mandatin e tyre ata përfunduan në koshin ku kanë vendin të gjithë ata që mendojnë si ata. I shpreh ngushëllimet familjeve viktima të Ramës, i kërkojë të ndërpresë cdo presion ndaj drejtësisë, sikundër garantoj qytetarët se qeveria do të bëjë gjithçka që e vërteta të dalë dhe drejtësia të veprojë”- tha ai.

Sipas Berishës, deri sot asnjë prej atyre që organizoi, pagoi, mashtroi njerëz të hunit e litarit që erdhën për të përmbysur pushtetin me dhunë dhe krijuan viktima para ndërtesës së KM nuk është para drejtësisë.

“Kjo vetëm se Rama donte të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime dhe tani përpiqet të mbledhë vota me kortezhë mortore për të cilat ai ka përgjegjësi maksimale”- tha Berisha

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.