Zgjidhet kreu i Gjykatës së Tiranës. Nishani: Askush nuk do të cënojë integritetin e gjyqtarëve

Presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka dënuar sulmin ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni. Në mbledhjen e radhës së KLD-së, Nishani ka theksuar se askush nuk duhet të cënojë integritetin e gjyqtarëve.
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
“Akti ndaj gjyqtares së Vlorës është i papranueshëm. Askush nuk do të cënojë integritetin e gjyqtarëve të republikës, askush nuk do i shpëtojë drejtësisë”, është shprehur Nishani.
Në rendin e ditës KLD ka diskutuar për kandidaturat për kreun e Gjykatës së Tiranës. Me shumicë votash në krye të këtij institucioni është zgjedhur Fatri Islamaj, i cili ka qenë i komanduar prej disa muajsh. Në mbledhjen e sotme ai ka marrë 13 vota duke u zgjedhur zyrtarisht në krye të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Në garë kanë qenë edhe Brunilda Kadi, gjyqtare në Tiranë dhe Petrit Kaja aktualisht inspektor në KLD. Për këtë të fundit, Besnik Imeraj, anëtari i KLD-së ka kërkuar skualifikimin pasi nuk është gjyqtar dhe nuk mund të konkurrojë.
SHQIP
Add new comment