Halimi në Londër, marrëveshje për transferimin e të dënuarve

LONDER- Shqiperia dhe Britania e Madhe nenshkruajne marreveshje per transferimin e te burgosurve ne vendin tone.
Marreveshja eshte firmosur nga Ministri Shqiptar i Drejtësisë Eduard Halimi dhe Ministri Britanik i Burgjeve Jeremy Wright. Sipas Halimit, edhe pse vuajtja e dënimit mbetet e njëjtë, transferimi i të burgosurve në vendin e tyre rrit mirëqenien e të burgosurve dhe riintegrimin eventual në shoqëri, duke lejuar nje kontakt më të madh me familjen e tyre.
“Jemi të parët në rajon për mbikëqyrjen elektronike, po kështu mbetemi po të parët që do implementojmë reformën e burgjeve private të sigurisë së ulët. Reformat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë shqiptare kanë qenë me impat të madh pozitiv edhe në buxhet.Marrëveshja e transferimit te detyrueshëm te te burgosurve do të lejojë që qeveria Britanike të transferojë shtetasit legjitime shqiptarë, nga burgjet e Mbretërisë se Bashkuar për në vendin e tyre, për të kryer pjesën tjetër të dënimit. Gjithashtu, të burgosurit britanik në Shqipëri do të transferohen në burgjet e Mbretërisë se Bashkuar. Në të dy rastet i burgosuri do të kryeje dënimin e vendosur nga gjykata. Por transferimi në një burg në vendin e tyre do të rrise mirëqenien e të burgosurve dhe riintegrimin eventual në shoqëri, si për shembull duke lejuar nje kontakt më të madh me familjen e tyre” u shpreh Halimi.
Ndërsa Ministri britanik Jeremy Wright vlerësoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje, ndërsa shtoi se qeveria e tij mbetet e interesuar që këtë shembull ta ndjekë edhe me shtete të tjera.
PANORAMA
Add new comment