Itali, shqiptari 48-vjeçar ekzekuton gruan dhe të dashurin e saj

Postuar në 17 Janar, 2013 13:09

AQUILA-Një, emigrant shqiptar në Itali ka vrarë gruan dhe të dashurin e saj. Vrasja është motivuar nga xhelozia. Burhan Kapllani, 48 vjeç, i ka bërë prit, gruas së tij, Orjeta Boshti, me të cilën kishte 4 fëmijë, në parkingun e një supermarketi, raportojnë mediat italiane. Në atë kohë ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj i ri, Shpëtim Hana. Kapllani ka qëlluar për vdekje të shoqen me një plumb pranë veshit teksa kjo kishte hipur në automjetin tip Opel Zafira, së bashku me të dashurin e saj. Hana ka tentuar të largohet për të shpëtuar nga agresori, por plumbat e pistoletës e kanë zënë në qafë duke e lënë dhe atë të vdekur në vend, raportojnë mediat italiane Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit. Arma me të cilën ishin kryer vrasjet, një pistoletë e kalibrit 22, u gjet 300 m larg vendit të krimit. Ndërkaq, bëhet e ditur se Orjeta Boshti kishte hapur një proces gjyqësor për divorc nga 48 vjeçari Kapllani, i cili është tashmë në gjendje të rëndë psikologjike. 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.