Sërish maska në aksin Burrel- Milot, vidhen pasagjerët

UPDATE- Në vetëm pak ditë një tjetër grabitJe me maska shënohet në aksin Burrel- Milot.
Njoftohet se sot në këtë aks në vendin e quajtur Shkopet, persona me maska, ende të paidentifikuar nga policia, kanë grabitur një furgon pasagjerësh të Bulqizës.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me shumën e parave që është grabitur, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pak ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, persona ende te paidentifikuar tentuan të grabisnin një furgon në afërsi të fshatit Bushkash.
Drejtuesi i mjetit, i vetem ne makine nuk është ndalur dhe për pasojë personat e maskuar kanë qëlluar me armë në drejtim të furgonit, pa i shkaktuar atij deme.
PANORAMA
Add new comment