Arkiv-Lajme të përditësuara

SHBA, 16 trilionë dollarë borxh

Postuar në 05 Shtator, 2012 05:49

Departamenti amerikan i Thesarit konfirmoi se borxhi kombëtar për herë të parë ka tejkaluar 16 trilionë dollarë. Kjo është e barabartë me 50 mijë dollarë borxh për çdo burrë, grua dhe fëmijë në Shtetet e Bashkuara. Sipas zyrtarëve, më vonë këtë vit vlera e borxhit ka të ngjarë të arrijë në 16.4 trilionë dollarë që është kufiri maksimal i borxhit. Nëse ligjvënësit nuk e miratojnë legjislacionin e ri për të rritur kufirin e borxhit, Amerika nuk do të jetë në gjendje të marrë hua për të paguar faturat e saj.

 

 

Albanian Screen 

Mbingarkesë në kopshte në Tiranë, 35 fëmijë në një grup

Postuar në 04 Shtator, 2012 12:45

 

Mungesa e librit shqip në Preshevë

Postuar në 04 Shtator, 2012 12:40

Ministri i Arsimit i Serbisë, Zharko Obradovic, ka reaguar ndaj deklaratave të Nismës për të Drejtat e Njeriut me seli në Beograd për mungesën e librave për nxënësit shqiptar, për të cilën ka raportuar edhe Top Channel në reportazhin e ditës së parë të shkollës. 

Shpëtimi i eurozonës, plani trepikësh i Hollande

Postuar në 04 Shtator, 2012 12:11

 

Ligji antiduhan, Shuperka: 7 gjoba në ditën e parë

Postuar në 04 Shtator, 2012 05:26

Gjatë ditës së parë të kontrolleve antiduhan, Task Force ka vendosur 7 gjoba në subjekte që kanë shkelur ligjin, nga 102 të kontrolluara vetëm në Tiranë, bëri të ditur sot drejtuesi i Task Force, Roland Shuperka. 

Ruli: Akt normativ për therrjen dhe tregtimin e mishit

Postuar në 04 Shtator, 2012 05:24

 

Shqiptarët në Greqi, pa çertifikata. Shteti ynë hesht

Postuar në 04 Shtator, 2012 04:57

Po bëhet më shumë se një vit që emigrantët shqiptarë në Greqi përballen me një problem shumë të madh, të shoqëruar me mundime dhe shpenzime, pa asnjë rezultat, sikur për ta të mos ekzistonte shtet. 

Emigrantët, fëmijët e të cilëve kanë lindur në Greqi dhe veçanërisht në qytetet Selanik, Follorinë, Kostur etj, nuk munden të nxjerrin çertifikata lindjeje apo familjare dhe për rrjedhim, as të rinovojnë dokumentet e qëndrimit të tyre në Greqi. Shkaku duket fare banal, por sado i tillë, nuk po gjen një zgjidhje nga autoritetet përgjegjëse. 

“Moody’s” zhvlerëson BE-në

Postuar në 04 Shtator, 2012 04:56

“Moody’s” ka ulur parashikimin për Bashkimin Evropian duke e zhvlerësuar nga rangu AAA në “negativ” dhe ka paralajmëruar se ulja e vlerësimit mund të shkojë edhe më tej. 

Thuhet se lëvizja në fjalë reflekton parashikimet negative për kontribuesit kryesorë të buxhetit të BE-së. 

Më herët gjatë vitit, “Moody’s” bëri parashikime negative për Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Agjencia e kreditimit tha se këto vende ishin të gjitha të ekspozuara ndaj krizës së borxhit. 

Fushata në SHBA, Obama synon votuesit latinë

Postuar në 03 Shtator, 2012 08:44

Gara për presidencialet 2012 në Shtetet e Bashkuara është intensifikuar ndërmjet rivalëve Obama-Romney. Edhe për presidentin amerikan, Barack Obama ka mbërritur momenti për të shënuar kulmin e fushatës së tij në javën e konventës së demokratëve që do të mbahet në Charlotte, në Karolinën e Veriut. 

Largimi i Greqisë, NYT: Amerikanët, gati për Dhrahminë

Postuar në 03 Shtator, 2012 08:41

"Kompanitë amerikane janë duke u përgatitur për atë që kohë më parë ishte e paimagjinueshme: faktin se Greqia së shpejti mund të detyrohet të largohet nga zona euro". Kështu shkruan New York Times, që  tregon se degët e Bankës së Amerikës dhe Merrill Lynch kanë gati planet për të "mbushur kamionë me të holla për të dërguar jashtë kufijve të Greqisë në mënyrë që klientët e tyre mund të vazhdojnë të paguajnë punonjësit dhe furnitorët edhe nëse monedha nuk është më në dispozicion." 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara