Mungesa e librit shqip në Preshevë

Postuar në 04 Shtator, 2012 12:40

Ministri i Arsimit i Serbisë, Zharko Obradovic, ka reaguar ndaj deklaratave të Nismës për të Drejtat e Njeriut me seli në Beograd për mungesën e librave për nxënësit shqiptar, për të cilën ka raportuar edhe Top Channel në reportazhin e ditës së parë të shkollës. 

Obradovic ka fajësuar Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës duke thënë se ata nuk kanë paraqitur librat e nevojshëm dhe nuk kanë arritur me kohë në vlerësim. Sipas tij, gjithcka është sipas planit, por librat duhet të vlerësohen për përmbajtjen e tyre kur bëhet fjalë për librat e pakicave, pasi mund të jenë në kundërshtim me planin dhe dhe programin e Serbisë. 
 
Janë tre botues nga Serbia dhe një nga Shqipëria ka thënë ai dhe mund të gjenden librat që kërkohen. Por, nga ana tjetër Nisma e të rinjve si kundër reagim ka dërguar një fotografi ku janë krahasuar librat ekzistuese në gjuhën hungareze dhe atë shqipe që është dukshëm numër më i vogël. Sipas tyre, në shqip ekzistojnë 46 libra për 23 lëndë mësimore, kurse për shkollën e mesme nuk ekziston asnjë. Hungarezët për të njëjtin nivel arsimor kanë 212 libra, kurse rumunët 178. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.