Shpëtimi i eurozonës, plani trepikësh i Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande ka përpiluar një plan me tre faza për rritjen ekonomike dhe detyrimet për të shpëtuar eurozonën. Pas takimit me kryeministrin italian, Mario Monti në pallatin Madam në Romë, Hollande u shpreh se plani i shpëtimit mund të artikulohet në tre etapa.
"Duhet të zbatojmë vendimin e Këshillit të Bashkimit Europian, të zgjidhim problemet e Greqisë dhe të Spanjës dhe të realizojmë bashkimin monetar. Eshtë e vërtetë se për disa vende ka interesa mjaft të rritura për t'u paguar, edhe pse është e qartë se po i zbatojnë mjaft mirë programet e kursimit. Por, nëse duam të rikthejmë besimin, mund t?ia dalim mbanë vetëm të bashkuar"- tha Hollande.
Presidenti francez është pyetur nga gazetarët në lidhje me rolin e Bankës Qendrore Europiane, çështje që ka hapur mjaft debate së fundmi mes liderëve europianë. Ai është treguar i kujdesshëm duke theksuar se qëndrimi i tij mbetej ai i marrë në samitin e BE-së në qershor.
Dy liderët kanë ndarë të njëjtin qëndrim sa i takon shifrave të papunësisë në Europë, të cilën e kanë cilësuar të padurueshme.
Ndërkaq, takimi është fokusuar edhe në bashkëpunimin mes dy vendeve, Italisë e Spanjës, e sipas kreut të Qeverisë së Romës, Mario Monti ekziston një energji e përbashkët pozitive e qëllime të përbashkëta, nxitjen e rritjes ekonomike të Europës. Albanian Screen
Add new comment