Ligji antiduhan, Shuperka: 7 gjoba në ditën e parë

Postuar në 04 Shtator, 2012 05:26

Gjatë ditës së parë të kontrolleve antiduhan, Task Force ka vendosur 7 gjoba në subjekte që kanë shkelur ligjin, nga 102 të kontrolluara vetëm në Tiranë, bëri të ditur sot drejtuesi i Task Force, Roland Shuperka. 

Shuperka tha se kontrollet kanë vazhduar deri në orën 22.00 të mbrëmjes, me një realizueshmëri të zbatimit të ligjit rreth 93 %, që na jep një optimizëm për një fillim të mbarë, por dhe që rrit përgjegjshmëritë dhe detyrat për një vazhdueshmëri të tillë. "Në të gjitha rrethet e Shqipërisë kontrollet janë bërë paradite dhe pasdite, kjo është një risi që inspektoriatet sanitare punojnë me dy turne. Ka përgjegjësi dhe mirëorganizim të punës. Task Force nuk është vetëm një mekanizëm zbatues, por riorganizimi i punës po bëhet në atë formë që të gjitha inspektoratet janë hedhur në veprim”, tha Shuperka. 

Puna e inspektoratit nga ana tjetër do të monitorohet, ndërsa kërkohet që qytetarët të japin informacion për moszbatimin e ligjit dhe për veprime jokorrekte të inspektorëve të Task Force. 

"Gjoba nuk është qëllim në vetvete. Puna e secilit inspektor në rang vendi do të matet me numrin e subjekteve ku në ambientet e mbyllura nuk pihet duhan. Programi i punës së Task Force organizohet nga vetë anëtarët e saj dhe askush tjetër nuk ka informacion mbi të", tha Shuperka. Ai garantoi për vendosmërinë e Task Force në zbatimin e ligjit antiduhan, duke theksuar se të gjitha subjektet janë të barabartë para ligjit. 
Task Force nisi kontrollet për zbatimin e ligjit antiduhan ditën e djeshme, ndërsa është shtrirë në të gjithë vendin.

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by Petriti (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>&nbsp; Cfar te bejne &nbsp;dhe keta shuperka-piperka-t e shkrete. &nbsp;Bejne sikur punojne qe te marrin at rroge.</p><p>&nbsp;Pranuan se deri dje benin sikur kontrollonin dhe gjoba nuk vinin pasi ju binte telefoni. &nbsp;Por nuk jane te sinqerte dhe nuk i tregojne popullit se edhe kur i kane vene gjobat, asnje gjobe nuk eshte arketuar. &nbsp;Justifikohen se eshte detyra e permbarimit ti arketoje. &nbsp;Institucione kot fare qe marrin rrogen qyl &nbsp; &nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.