Arkiv-Lajme të përditësuara

Ngacmimet seksuale, 1.500 denoncime ndaj Kishave në Australi

Postuar në 03 Shtator, 2012 08:34

Kisha Katolike në Australi ka marrë vetëm gjatë këtij viti, të paktën 1.500 denoncime për  abuzime seksuale nga ana e priftërinjve, nga të cilat rreth një e treta për abuzime me fëmijët. Lajmi u bë i ditur sot nga gazeta "The Australian", duke theksuar se numri është pothuajse me siguri një nënvlerësim, sepse Kisha pretendon të mos jetë në gjendje të japë një shifër të saktë kombëtare. 

Eurozonë, industria vazhdon kontraktimin

Postuar në 03 Shtator, 2012 08:33

Sektori industrial në bllokun e 17 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët euro regjistroi një rënie të re në gusht, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga kompania e specializuar e vlerësimeve financiare “Markit”. 

Indeksi mbi prodhimin industrial tregoi se sektori u kontraktua, pavarësisht reduktimit të çmimit nga ana e shumë fabrikave.

Indeksi për muajin gusht ishte prej 45,1, më i mirë se rekordi më i ulët në tre vjet prej 44 në muajin korrik, por dukshëm nën nivelin e stanjacionit, të një indeksi prej 50.

Greqia, vendi ideal për "pastrimin" e parave të paligjshme

Postuar në 03 Shtator, 2012 08:31

Greqia është vendi më i korruptuar në BE dhe i dyti pas Meksikës, ndër vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, sipas presidentit të "Integritetit Global Financiar", Raimond Baker, i cili iu referohet miliardave të paligjshme, që gjunjëzuan ekonominë greke.

Numër i lartë i viktimave në Siri, 1600 të vrarë në një javë

Postuar në 02 Shtator, 2012 10:18

 

Korça nuk ka gjimnaze, mijëra nxënës pa shkollë

Postuar në 02 Shtator, 2012 10:16

Mijëra nxënës me nota mesatare dhe të ulëta si edhe 90 për qind e nxënësve nga fshati kanë mbetur jashtë listave të regjistrimit në gjimnazet e qytetit të Korçës. Prej njëzet vjetësh vazhdon të rritet kërkesa për studime në gjimnazet e qytetit duke e çuar këtë vit në 4 herë më të lartë kërkesën në raport me kapacitetet e shkollave të mesme. 

"Akoma nuk jemi regjistruar. Unë i përkas shkollës 9-vjeçare "Nuçi Naçi" dhe nuk na pranojnë në këtë gjimnaz sepse nuk ka dalë emri i shkollës. Jam me disa shokë dhe edhe ata nuk janë regjistruar",-thotë një nxënës. 

Vala e emigracionit, 200 mijë persona lënë Sirinë

Postuar në 02 Shtator, 2012 04:53

Numri i refugjatëve sirianë në kampet e Turqisë po rritet nga dita në ditë, duke detyruar hapjen e më shumë qendrave në shërbim të 120 mijë personave që i kanë ikur luftës. Ankaraja njoftoi se do të nxisë edhe një herë fuqitë perëndimore për krijimin e zonave të sigurta brenda Sirisë, në mbledhjen e muajit të ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Turqia kërkon të rritet presioni ndaj Rusisë dhe Irani të cilat kundërshtojnë me forcë krijimin e këtyre korridoreve. Por të gjitha këto përpjekje nuk i bindin refugjatët sirianë të detyruar të jetojnë në kampe.

Reformat në shëndetësi, spanjollët sërish në protestë

Postuar në 02 Shtator, 2012 04:48

Emigrantët pa dokumenta në Spanjë do të humbasin të drejtën e kujdesit shëndetësor falas. Protestat sapo kanë nisur në Madrid, ku një rrethrrotullim u bllokua për rreth 1 orë, ndërsa manifestime të tjera planifikohen. Masat shtrënguese të Qeverisë që kanë hyrë në fuqi prej 1 shtatorit parashikojnë mes të tjerash edhe zhvlerësimin e kartave të shëndetit për të gjithë ata emigrantë pa dokumente të cilët nuk kontribuojnë në sigurimet shoqërore. 

Probleme në infrastrukturë, në rënie numri i turistëve në Dardhë

Postuar në 02 Shtator, 2012 04:44

Rruga automobilistike dhe kalldrëmet e fshatit të dëmtuara nga dimri i ashpër në Dardhë, kanë ndikuar në uljen e numrit të vizitorëve gjatë kësaj vere. Pronarët e lokaleve e shikojnë të domosdoshme ndërhyrjen në infrastrukturë si mënyrën e vetme të zhvillimit të turizmit në fshatin malor. Kjo verë sipas tyre, ka pasur shumë më pak turistë se sa dimri i kaluar edhe pse ai ishte i vështirë.

Greqi, sondazhi I pas zgjedhjeve: Qeveria shkeli marrëveshjet

Postuar në 02 Shtator, 2012 04:37

Gati tre muaj pas zgjedhjeve në Greqi, ndërkohë që koalicioni qeveritar ndodhet në presion të fortë politik, për shkak të valës së masave shtrënguese ekonomike që po aplikohen, kompania ALCO boton në gazetën Proto Thema, rezultatet e sondazhit të parë. 

43% e qytetarëve shprehen se qeveria nuk po respekton marrëveshjet e nënshkruara me partnerët që e mbështesin (këta janë votues të PASOK dhe DIMAR), 37% (baza e ND) besojnë se qeveria është në përputhje me marrëveshjet, ndërsa 20% janë indiferentë mbi pyetjen, ose nuk kanë një përgjigje. 

Sondazhet, Romney fiton terren

Postuar në 02 Shtator, 2012 04:34

 

Pas fjalimit në Konventën e Republikanëve në Tampa të Floridas dhe vizitës në zonat e prekura nga uragani “Isaac” në New Orleans, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney për herë të parë në muajt e fundit e sheh veten në avantazh në sondazhe përballë presidentit Obama. 

Sipas sondazheve të Rasmussen dhe Gallup, Romney ndodhet në kuotën e 47 përqind të preferencave të amerikanëve, ndërkohë që Obama, për Rasmussen kuotohet në 44 përqind, ndërsa për Gallup në 46 përqind.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara