Greqia, vendi ideal për "pastrimin" e parave të paligjshme

Postuar në 03 Shtator, 2012 08:31

Greqia është vendi më i korruptuar në BE dhe i dyti pas Meksikës, ndër vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, sipas presidentit të "Integritetit Global Financiar", Raimond Baker, i cili iu referohet miliardave të paligjshme, që gjunjëzuan ekonominë greke.

Në një intervistë në revistën Der Spiegel, z.Baker thekson se vetëm gjatë viteve 2003-2011, nga Greqia dolën 261 milardë dollarë amerikanë, ose 207 miliardë euro të paligjshme. "Paratë janë përfituar nga aktivitetet kriminale, korrupsioni dhe evazioni fiskal. Humbja është e madhe për një ekonomi të vogël", është shprehur ai. Vetëm në vitin 2010, sipas Baker, rrodhën ilegalisht nga Greqia 90 miliardë dollarë, ndërsa vetëm në vitin 2011, 109 miliardë dollarë. 

I pyetur nëse Greqia është vendi më i korruptuar në Evropë, z.Baker komenmtoi se "shifrat tregojnë që qeveria greke nuk e ka nën kontroll rrjedhën e parave të paligjshme". Ai sqaron se "para krizës, Greqia kishte qenë e dyta ekonomi më e madhe informale, e 25 vendeve të anketuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Vetëm Meksika ishte në një pozitë më të keqe". 

Baker shton gjithashtu se një situatë e ngjashme është edhe në vende të tjera të krizës. "Nuk është e çuditshme që Italia, Portugalia dhe Spanja ishin ekonomia informale e dytë, e tretë dhe e katërt, më të mëdha në Evropë", tha ai. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.