Arkiv-Lajme të përditësuara
Zgjedhjet në SHBA, Reuters: Referendum për ekonominë
Zgjedhjet presidenciale të 12 nëntorit nuk do të jenë vetëm përballje Obama-Romney apo mes demokratëve dhe republikanëve, por një referendum për ekonominë. Analistët politikë në Shtetet e Bashkuara thonë se Obama po garon jo vetëm me Romney, por po aq edhe me ekonominë amerikane.
Fakulteti pa laboratorë. Dekani Hoxha apel për fonde
Nuk mund të bëjnë mësim apo kërkim shkencor pa laboratorë. Kjo është deklarata që vjen nga dekani i Fakultetit të Gjeologji- Minierave, Përparim Hoxha, i cili shprehetse edhe këtë vit akademik fakultetit që ai drejton do t'i mungojnë laboratorët. Ai thotë se studentët çdo vit përballen me vështirësi nga më të ndryshmet e cila ndikon ndjeshëm në arsimimin e tyre për të mos folur më tej për pedagogët të cilët nuk kanë asnjë lloj ambienti për të kryer studime kërkimore.
Indi, hapet dyqani me emrin "Adolf Hitler". Ankohen hebrejtë
Një dyqan veshjesh në provincën Gujarat në Indi ka shkaktuar debate të zjarrta pasi ka marrë emrin e Adolf Hitlerit. Emri i shkruar me shkronja të mëdha sipër derës si dhe logoja svastika mbi I-në, është cilësuar provokim nga banorët, sidomos nga komuniteti hebraik.
FMN optimizëm për Greqinë. Berlini: S'ka rishikim të axhendës
FMN shpreh optimizmin se Greqia do të bëjë hapat e nevojshëm, me qëllim rregullimin e programit fiskal, për të hyrë në rrugën e duhur dhe vlerëson angazhimin e qeverisë greke në këtë drejtim.
Siri, luftime të ashpra në Damask
E shtuna është zbardhur me luftime të ashpra mes forcave opozitare dhe ushtrisë së regjimit në kryeqytetin sirian, Damask.
Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve flasin për bombardime dhe të shtëna armësh thuajse në të gjithë kryeqytetin. Situata është e rënduar dhe rrugët e boshatisura dhe shkëmbime plumbash vërehen edhe në lagjet pranë rezidencave qeveritare.
Studimet jashtë shtetit, aplikojnë 5 mijë maturantë
Rreth 5000 maturantë kanë plotësuar formularët për të studiuar në universitetet jashtë vendit. Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve thonë për "AS" se nëse do të mbeten vende bosh nga ikja e këtyre të rinjëve jashtë, këto kuota do të shpallen vakante dhe do të jenë një mundësi e mirë për ata që nuk kanë fituar dhe duan të studiojnë në një nga universitetet publike në vend. Sipas statistikave të grumbulluara, pjesa më e madhe e maturantëtve që duan të studiojnë në një nga universitetet evropiane, janë nga Tirana.
Siria, Assange: Po manipulohet media
Julian Assange, nga ambasada e Ekuadorit në Londër, komenton situatën gjeopolitike ndërkombëtare, vecanërisht ngjarjet e Sirisë dhe qendrimet e komunitetit ndërkombëtar.
Në një intervistë për televizionin amerikano-laton, Telesur themeluesi i Wikileaks akuzoi Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Izraelin dhe Francën se nuk u intereson paqja dhe demokratizimi i Sirisë, por vetëm dobësimi i Iranit dhe forcimi i Izraelit në rajon.
Rekord i ri i papunësisë në Greqi
Rekord i ri i papunësise regjistrohet përsëri në Greqi me armatën e të papunëve që numëron tashmë mbi 1.500.000 vetë.
Sipas statistikave te Eurostat qe u publikuan sot ne Bruksel per muajin maj te ketij viti, papunesia ka shkuar ne 23,1%, duke regjistruar nje rritje prej 37.2% me shume se maji i vitit 2011.E thene ndryshe brenda nje viti kane humbur punen 311.000 persona,pothuajse 900 vete ne dite.
"Amerika" e Romney: 12 milionë vende të reja pune në 4 vjet
Mitt Romney zotohet të rikthejë Premtimin e Amerikës, ndërsa pranoi nominimin nga republikanët për t'u përballur me Barack Obamën në zgjedhjet presidenciale të 12 nëntorit. Gjatë fjalimit në Konventën Kombëtare në Tampa të Floridës, Romni akuzoi presidentin aktual se ka dështuar të përmbushë premtimet dhe nga ana tjetër, paraqiti një plan për pavarësim energjetike të vendit, shkurtim të defiçitit buxhetor dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Fjala e Romney kulmoi tre ditët e Konventës republikane dhe u ndoq nga miliona qytetarë në gjithë Shtetet e Bashkuara.
Pentagoni masa kundër librit për Bin Ladenin, nxorri sekretet e misionit
Libri “Ditë jo e lehtë” ka tronditur shërbimet sekrete amerikane për shkak të ndikimit që mund të ketë në mbarë botën, operacioni për vrasjen e kryeterroristit Osama bin Laden.
Pentagoni parashikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër një ish-marinsi amerikan, i cili ka botuar detajet e sulmit për vrasjen e Osama bin Ladenit.