Studimet jashtë shtetit, aplikojnë 5 mijë maturantë

Postuar në 31 Gusht, 2012 12:44

Rreth 5000 maturantë kanë plotësuar formularët për të studiuar në universitetet jashtë  vendit. Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve thonë për "AS" se nëse do të mbeten vende bosh nga ikja e këtyre të rinjëve jashtë, këto kuota do të shpallen vakante dhe do të jenë një mundësi e mirë për ata që nuk kanë fituar dhe duan të studiojnë në një nga universitetet publike në vend. Sipas statistikave të grumbulluara, pjesa më e madhe e maturantëtve që duan të studiojnë në një nga universitetet evropiane, janë nga Tirana.

"Ne po raportojmë shifrat që kanë kërkuar me anë të formularit A1 ose A1Z të studiojnë jashtë shtetit. Këta kanë qenë rreth 5 mijë. Një pjesë e tyre nuk aplikojnë me anë të formularit A2 për studime në universitetet tona. Një pjesë aplikojnë edhe në universitetet tona, pavarësisht se kanë bërë aplikime në universitete jashtë. Në rastet kur shpallen fitues është momenti i rregjistrimit që ata vendosin të mos marrin pjesë dhe këto janë kuota bosh"- thotë drejtori i Agjensisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj.

Përsa u përket fituesve në unievrsitete, emrat e tyre do të shpallen më datë 13 shtator.  Javën që vjen pritet të përfundojnë konkurset dhe më pas do të fillojë përllogaritja e pikëve.

"Deri më 13 shtator duhet të dalë lista paraprake e fituesve për universitete. Nga data 14- 20 shtator maturantët do të kenë mundësi të rregjistrohen në degët ku janë shpallur fitues"- thotë Harizaj.

Kjo e premte ka qenë dhe afati i fundit për të gjitha ankimimet e maturantëve. Rreth 500 ankesa kanë mbërritur pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në lidhje me ngatërresën që është bërë për emrin apo për hedhjen e  rezultateve të maturës shtetërore.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.