Pentagoni masa kundër librit për Bin Ladenin, nxorri sekretet e misionit

Libri “Ditë jo e lehtë” ka tronditur shërbimet sekrete amerikane për shkak të ndikimit që mund të ketë në mbarë botën, operacioni për vrasjen e kryeterroristit Osama bin Laden.
Pentagoni parashikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër një ish-marinsi amerikan, i cili ka botuar detajet e sulmit për vrasjen e Osama bin Ladenit.
Përfaqësuesi ligjor i Pentagonit deklaroi se autori i librit “Ditë jo e lehtë” ka shkelur marrëveshjet për mosnxjerrjen në pah të sekreteve ushtarake, në një kohe që libri nuk është verifikuar nga agjencitë qeveritare për të siguruar se nuk ka sekrete.
I shkruar nën pseudonimin e Mark Ouen, libri thuhet se ndryshon nga shpjegimet që ka dhënë administrata e Obamës. Ai pritet të dalë në shitje javën e ardhshme, edhe pse kopje të tij tashmë janë zbuluar.
Kryeterroristi i Al Kaidës, Osama bin Laden, është vrarë nga forcat amerikane në maj të vitit 2011, në Abotabad të Pakistanit.
Ballkanweb.com
Add new comment