Arkiv-Lajme të përditësuara
Al Assad: Lufta do zgjasë. Do fitojmë mbi terroristët
Presidenti sirian, Bashar Al Assad thotë se qeverisë së Damaskut i nevojitet më shumë kohë për të fituar betejën kundër terroristëve. Ai është shfaqur në një intervistë në televizionin proqeveritare al Dunia, gjatë së cilës e ka cilësuar jorealiste idenë e krijimit të zonave të ndërmjetme humanitare brenda Sirisë.
Spanja bie më thellë në recesion
Madridi tha sot se ekonomia spanjolle ka rënë 0,4 për qind, në periudhën prill-qershor, ndërkohë që filloi zbatimi i masave shtrënguese buxhetore të qeverisë. Në tremujorin e parë të vitit, ekonomia e vendit u tkurr me 0,3 për qind.
Me rreth 25 për qind të spanjollëve pa vende pune dhe me deficitin buxhetor në vend të tretë për nga përmasat në eurozonë, Spanja ka hasur vështirësi për të rritur ekonominë e saj. Fqinjët evropianë kanë rënë dakord për një plan shpëtimi për sistemin bankar spanjoll.
Athinë, punonjësit e komunave në protestë, incidente me policinë
Punonjësit e komunave të rajonit të Atikës kanë zhvilluar sot një protestë në qendër të Athinës, për të kundërshtuar shkurtimin e buxhetit të komunave nga qeveria, në kuadër të zbatimit të masave shtrënguese.
Protestuesit marshuan fillimisht nga Sheshi Karaiskaki drejt sheshit Sintagma.
Merkel: Pikëllim për grekët
Kancelarja gjermane shprehu mbështetjen për qytetarët grekë në këto ditë të vështira që po kalojnë, të vënë në provë nga reformat ekonomiko-financiare që qeveria e Athinës është e detyruar të ndërmarrë për të tejkaluar krizën.
“Ndjehem e pikëlluar kur mendoj për përballimin e të tilla taksave, apo uljes së pensioneve për të moshuarit”, tha Merkel gjatë një takimi me qytetarë gjermanë në Berlin.
Itali, minatorët ngujohen në galeri. Grevë me eksploziv
Rreth 100 minatorë në ishullin italian të Sardenjës janë mbyllur rreth 400 metra nën tokë, së bashku me qindra kilogramë eksplozivë, në shenjë proteste për mbylljen e mundshme të minierës e që pritet t'i lërë të papunë. Minatorët kanë pushtuar minierën Karbosulkis që të hënën, dhe tashmë kanë zgjedhur këtë mënyrë proteste, deri në përfundim të një takimi të përfaqësuesve të tyre me Qeverinë ku do të vendoset e ardhmja e minierës.
Dukagjin, digjen pyjet, banorët: Asnjë ndihmë nga qeveria
Në rrafshin e Dukagjinit, konkretisht në Deçan vazhdojnë të digjen qindra hektar me pyje.
Burimet bënë të ditur se janë 2 vatra zjarri, një në Deçan dhe tjetra ne Manastirin e Deçanit.
Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz, por vijon ende tu kanoset rreziku banorëve që jetojnë në atë pjesë të vendit.
Francë, “fshesë” e re ndaj romëve
Policia franceze bastisi ditën e martë një prej kampeve më të mëdha të komunitetit rom në qytetin e Lionit, një ditë pasi një kamp i ngjashëm u shpërnda në kryeqytetin Paris.
Autoritetet franceze raportuan se më shumë se 120 persona janë shpërngulur me udhër të gjykatës.
Sipas aktivistëve pro të drejtave të njeriut, veprimi i Parisit zyrtar ka lënë pa shtëpi dhjetëra fëmijë dhe të porsalindur.
Spanjë, Katalonja rrezikon falimentimin
iliardë eurosh prej qeverisë qëndrore spanjolle.
Këtë verë, një fond prej 18 miliardë eurosh u vendos në dispozicion nga Madridi për të ndihmuar 17 rajonet e tij autonome, shumë prej të cilëve me një gjendje alarmante të financave.
Vetë krahina e Katalonjës, më e pasura në vend, sjell në arkat e shtetit 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Spanjës.
Huaja për të cilën ka nevojë qeveria lokale e Barcelonës do të lejojë atë të përballojë kostot e administratës lokale dhe të projekteve e investimeve rajonale.
Imuniteti dhe koalicioni PD-LSI .
Qëndrimet e kundërta të Metës dhe Berishës për heqjen e imuniteteve sipas analisteve nuk përbejnë rrezik për koalicionin PD-LSI. Nëse kryeministri lajmëroi referendum popullor për këtë çështje, kreu i LSI ishte kundër kësaj linje duke kërkuar zgjidhjen e saj në parlament. Për Aleksandër Çipën, nuk ka diversitet te brendshëm mes LSI dhe PD por e gjitha është sjellje elektorale, kur zgjedhjet e 2013 po afrojnë. Ndërsa Eduard Zaloshnja shton se linja kundër me PD nga ana e LSI behet për emrin e kryeprokurorit , për të cilën Meta kërkon të jete propozim i tij.
Rimbursimet, të verbërit e invalidët kërkojnë ndryshim të ligjit
Shoqata e Invalidëve të Punës dhe të Verbëve ka paralajmëruar nga Kukësi se në muajin Tetor do të dërgojë në Këshillin e Ministrave një paketë të re ligjore për ndryshimet e kërkuara nga ana e tyre sa i përket ligjit për Statusin e të Verbërit dhe ndryshimin në Ligjin për Statusin e Invaliditetit.