Arkiv-Lajme të përditësuara
Fëmijët e ngujuar. Këtë vit 35 të mitur, mësim në shtëpi
Shkodra vazhdon të jetë rrethi që ka numrin më të lartë të fëmijëve të ngujuar që ndjekin arsimin parauniversitar. Specialistët e ministrisë së Arsimit thonë për "AS", se edhe këtë vit shkollor, fëmijët e ngujuar do të marrin mësim pranë banesave të tyre, në sajë të mësuesve që janë vënë në dispozicion. Krahas arsimtarëve që janë të trajnuar posaçërisht për këta nxënës, në banesat e tyre, 2 herë në javë shkon dhe një psikolog.
Greqi, qeveria u jep privatëve rrugën "Egnatia" për 40 vjet
Ripërtëritja e Greqisë, privatizimet dhe shitja e Atikës
Ndërsa takon kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin në kërkim të shtyrjes së afateve për përmbushjen e reformave, kryeministri grek Antonis Samaras vazhdon përpjekjet mediatike për të nënvizuar progresin e bërë nga Athina. Gjatë një interviste për gazetën franeze "Le Monde", Samaras tha se rëndësinë parësore në ripërtëritjen e ekonomisë e kanë investimet, ndërsa planet e privatizimit nënkuptojnë shitjen e hekurudhës dhe të një pjese të gadishullit Atika.
Rikthehen protestat në Kili, studentët përleshen me policinë
Rikthehen sërish protestat e studentëve në Kili. Mijëra të rinj janë përleshur me forcat e rendit në rrugët e kryeqytetit Santiago, duke kundërshtuar politikat arsimore të qeverisë. Demonstrata të tilla janë organizuar disa herë tri javët e fundit. Presidenti Sebastian Pinera u mundua të "qetësonte" situatën, duke thënë se vetëm një numër shumë i vogël njerëzish kishin dalë rrugëve. Demonstrata të tilla janë kthyer në ngjarje të zakonshme në Kili, të paktën muajt e fundit, pasi të rinjtë kërkojnë një sistem të lirë dhe cilësor arsimor.
Albanian Screen
Vendimi, Breivik i aftë mendërisht
Për gjykatën norvegjeze, Anders Behring Breivik është i aftë mendërisht dhe do të qëndrojë në burg për 21 vite, pasi shpallet fajtor për vrasjen e 77 personave në Oslo dhe Utoya në 22 qershor të vitit 2011.
Në momentin e dhënies së vendimit Breivik ka buzëqeshur, kur është gjykatësja është shprehur me frazën e aftësisë së tij mendore.
Elbasan, digjet tregu i romëve
Eshte zgjidhur me zjarr konflikti per trregun e romeve ne lagjen '5 Maji' në Elbasan.
Mengjesin e se premtes një zjarr që sipas policisë është i qëllimshëm ka shkrumbuar gjithçka që ndodhej në rrethimin brenda këtij tregu me rroba të përdorura. Romët kanë shkuar në mëngjes dhe nuk kanë gjetur më asnjë gjë nga mallrat e tyre.
Gjithcka eshte djegur dhe pjesa e mbetur eshte larguar pasi zjarri ka rrene rreth ores 2.30 të mengjesit.
Ulet konsumi i energjisë. Shqiptarët kanë kursyer më tepër
Efektet e krizës ekonomike duket se kanë ndikuar qytetarët shqiptarë të ulin shpenzimet për energjinë elektrike. Të dhënat e INSTAT për 6 mujorin e parë të këtij viti flasin për ulje të konsumit të energjisë nga konsumatorët me 29.9 për qind, krahasuar me vitin e kalaur, çka tregon se çdo familje ka shpenzuar më pak para gjatë këtij viti për të paguar energjinë e harxhuar.
Hiqen tezgat. Shisnin ushqime të pasigurta
Kujdes nga produktet që tregëtohen nga ambulantët, pasi ushimet apo pijet nuk janë të sigurta sa i takon kushteve higjeno-sanitare. Ky është apeli i drejtorisë së Shëndetit Publik, e cila në bashkëpunim me bashkine e Tiranës për të mos u rrezikuar shëndeti i qytetarëve nga tregëtarët ambulantë, që njëherësh zaptojnë dhe trotuaret, i kanë ndaluar ata për të shitur produkte.
Kjo drejtori nga ana tjetër siguron të gjithë qytetarët, që mishi në asnjë restorant nuk ka rezultuar me ndotje bakteriale duke përgënjeshtruar kështu disa raportime të pabaza.
Eurozona zhytet në recesion
Ekonomia e Eurozonës pritet të kontraktohet me 0,5-0,6% në tremujorin korrik-shtator, në atë që pritet të jetë tremujori i dytë i recesionit në tre vitet e fundit.
Parashikimi u realizua ditën e enjte nga kompania e specializuar në studimet ekonomike, “Markit”.
Përsa i përket koefiçentit të prodhimit industrial dhe shërbimeve, ai do të mbetet në të njëjtat nivele si në korrik, me 46,6 edhe përgjatë gushtit. Çdo nivel inferior ndaj koefiçentit 30 tregon kontraktim.
Radioaktiviteti në Japoni, nivel i lartë rrezatimi në ushqime
Problemet e ndotjes nga radioaktiviteti nuk kanë të mbaruar në zonën ku një vit më parë, pati rrjedhje nga reaktori berthamor i Fukushimës në Japoni. Tashmë, ekspertët që kryejnë vëzhgimin e prodhimeve ushqimore në zonë, thanë se kanë gjetur një peshk i cili përmbante nivele tepër të larta të radioaktivitetit. Peshku është gjendur më 1 gusht si pjesë e vëzhgimit të Tepcos, kompanisë që zotëron reaktorët bërthamorë në Fukushima, për të matur nivelet e kontaminimit në jetën marine rreth tyre, si tek peshqit, gaforret apo karkalecët e detit, të cilët konsumohen për ushqim.