Radioaktiviteti në Japoni, nivel i lartë rrezatimi në ushqime

Problemet e ndotjes nga radioaktiviteti nuk kanë të mbaruar në zonën ku një vit më parë, pati rrjedhje nga reaktori berthamor i Fukushimës në Japoni. Tashmë, ekspertët që kryejnë vëzhgimin e prodhimeve ushqimore në zonë, thanë se kanë gjetur një peshk i cili përmbante nivele tepër të larta të radioaktivitetit. Peshku është gjendur më 1 gusht si pjesë e vëzhgimit të Tepcos, kompanisë që zotëron reaktorët bërthamorë në Fukushima, për të matur nivelet e kontaminimit në jetën marine rreth tyre, si tek peshqit, gaforret apo karkalecët e detit, të cilët konsumohen për ushqim.
Vëzhgimi do të vazhdojë deri në fund të shtatorit. Një pjesë e madhe e produkteve ushqimore të Fukushimës janë ende të ndaluara për t?u shitur në tregje për konsumatorët. Tepco sqaroi se ceziumi radiokativ i gjetur në këtë peshk, përbehej nga dy elementë të cilët kanë një cikël jete prej 30 vjetësh. Gjithsesi, thuhet se tek peshqit, ato zhduken më shpejt. Mostra u gjend afërsisht 20 kilometra nga reaktori bërthamor dhe përmbante 25 mijë e 800 bekerel të ceziumit radioaktiv, apo 258 herë më shumë se kufiri legal prej 100 bekerelëve për kilogramë të prodhimeve të detit.
Ekspertët thonë se peshqit janë bërë radioaktivë pasi aksidentalisht gëlltisin dhe nga tabani i detit, ndërsa ushqehej. Ekspertët thonë se mbetet e rëndësishme që të parandalohet shitja e këtyre peshqve për konsum, edhe pse kontaminimi në zonat rreth Fukushimës ka gjasa të jetë i limituar.
Albanian Screen
Add new comment