Elbasan, digjet tregu i romëve

Eshte zgjidhur me zjarr konflikti per trregun e romeve ne lagjen '5 Maji' në Elbasan.
Mengjesin e se premtes një zjarr që sipas policisë është i qëllimshëm ka shkrumbuar gjithçka që ndodhej në rrethimin brenda këtij tregu me rroba të përdorura. Romët kanë shkuar në mëngjes dhe nuk kanë gjetur më asnjë gjë nga mallrat e tyre.
Gjithcka eshte djegur dhe pjesa e mbetur eshte larguar pasi zjarri ka rrene rreth ores 2.30 të mengjesit.
Policia dyshon se zjarri eshte i qellimshem. Nderkohe per kete treg ka patur edhe nje konflikt mes romeve dhe bashkise, e cila kerkonte largimin e tyre nga ky shesh. Fare prane tregut rom eshte nje treg privat qe nuk eshte prekur. Tregtaret rome qe ju binden kerkeses se bashkise u futen ne tregun privat, nje pjese tjeter qe nuk paguanin dot tarifat u larguan jashte qytetit dhe me guximtaret qendruan ne tregun e tyre qe perfundimisht u dogj.
top-channel.tv
Add new comment