Greqi, qeveria u jep privatëve rrugën "Egnatia" për 40 vjet

Qeveria greke iu jep investitorëve privatë rrugën “Egnatia”, për 40 vjet. “Egnatia”, autostrada më e madhe në Greqi, e cila është e rëndësishme jo vetëm për vendin, por edhe për fqinjët, si një aks kryesor që lidh Italinë me vende të tilla si Bullgaria dhe Turqia, do iu kalojë privatëve, me vendim të Komitetit Ndërministror grek për privatizimet. Qeveria synon që rrugën e njohur “Egnatia", ta transferojë tërësisht ose pjesërisht tek investitori, në formën e shërbimeve të koncesionit deri në 40 vjet. Vendimi për shitjen e “Egnatias” është botuar në fletoren zyrtare. Sipas këtij vendimi, zbatimi i të cilit është vetëm çështje kohe, investitori do marrë të drejtat për funksionim dhe mirëmbajtje, por edhe të drejtën e mbledhjes së tarifave për rrugën "Egnatia" dhe akset vertikale. Nuk dihet si do veprohet me borxhet 700 milionë euro të kompanisë. Shitja e rrugës “Egnatia” është pjesë e zbatimit të strategjisë së privatizimeve, një nga kushtet që i është vënë qeverisë greke nga partnerët ndërkombëtarë. Anila Jole Ballkanweb.com
Add new comment