Athinë, punonjësit e komunave në protestë, incidente me policinë

Postuar në 29 Gusht, 2012 06:40

Punonjësit e komunave të rajonit të Atikës kanë zhvilluar sot një protestë në qendër të Athinës, për të kundërshtuar shkurtimin e buxhetit të komunave nga qeveria, në kuadër të zbatimit të masave shtrënguese. 

Protestuesit marshuan fillimisht nga Sheshi Karaiskaki drejt sheshit Sintagma. 

Gjatë protestës pati tension mes protestuesve dhe forcave speciale MAT, kur makinat e plehrave kanë tentuar të drejtohen tek ministria e Brendshme dhe furgonat e policisë bllokuan rrugën. Protestuesit vazhduan të lëvizin në drejtim të policisë, e cila përdori kimikate kundër tyre, duke shkaktuar lëndime të lehta. Protesta ka shkaktuar kaos në disa rrugë të Athinës, pasi grevistët nuk janë tërhequr, por janë përpjekur të shmangin postblloqet policore dhe të ngjisin makinat e mbeturinave nëpër trotuare. 

Bordi i Bashkimit Qendror të Komunave të Greqisë takohet sot me kryeministrin, Antonis Samaras dhe më pas krerët e tij do të  vlerësojnë rezultatet e këtij takimi, ndërkohë që gjithë komunat e vendit janë të mbyllura sot dhe nesër në shenjë proteste. 

Komunat e Atikës kërkojnë mbështetjen aktive të qytetarëve, pasi sipas tyre, shkurtimi i buxhetit do të sjellë privimin e qytetarëve nga shërbimet e nevojshme sociale që lidhen me komoditetin e përditshëm dhe cilësinë e jetës. 

 

Anila Jole

 

 

Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.