Imuniteti dhe koalicioni PD-LSI .

Postuar në 28 Gusht, 2012 05:49

Qëndrimet e kundërta të Metës dhe Berishës për heqjen e imuniteteve sipas analisteve nuk përbejnë rrezik për koalicionin PD-LSI. Nëse kryeministri lajmëroi referendum popullor për këtë çështje, kreu i LSI ishte kundër kësaj linje duke kërkuar zgjidhjen e saj në parlament. Për Aleksandër Çipën, nuk ka diversitet te brendshëm mes LSI dhe PD por e gjitha është sjellje elektorale, kur zgjedhjet e 2013 po afrojnë. Ndërsa Eduard Zaloshnja shton se linja kundër me PD nga ana e LSI behet për emrin e kryeprokurorit , për të cilën Meta kërkon të jete propozim i tij. Por si e shkojnë analistet qëndrimin e mazhoracnes për ta zgjidhur përmes referendumit heqjen e imuniteteve. Për Zaloshnjen është e pamundur të realizohet para marrjes së statusit. Skeptik shprehet dhe Çipa.

Vizion Plus

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.