Zgjedhjet në SHBA, Reuters: Referendum për ekonominë

Zgjedhjet presidenciale të 12 nëntorit nuk do të jenë vetëm përballje Obama-Romney apo mes demokratëve dhe republikanëve, por një referendum për ekonominë. Analistët politikë në Shtetet e Bashkuara thonë se Obama po garon jo vetëm me Romney, por po aq edhe me ekonominë amerikane.
Edhe pse Qeveria tha se recesioni ekonomik në Shtetet e Bashkuara përfundoi në vitin 2009, papunësia mbetet e lartë në të gjithë vendin rreth 8 për qind. Ndërsa, rritja ekonomike varion gjithnjë nën nivelin e 3 për qindëve. Në ndalesat e fushatës në shtetet perëndimore, Obama e përshkruan veten si një kampion të klasës së mesme. Ai pretendon se ka marrë një ekonomi të rrëmujshme nga administrata e mëparshme dhe nëse i jepen katër vjet të tjera në krye të Shtëpisë së bardhë, kjo do të jetë e mjaftueshme për orientimin e ekonomisë kah zgjerimi.
Në çdo fjalim, Obama bën dallimin mes tij dhe kandidatit republikan, Mitt Romney, ish-governatorit të Massachusets dhe ish-pronar i një kompanive private të suksesshme. Plani ekonomik i Romney apelon për zgjerim në shkurtimin e taksave edhe për të pasurit dhe reduktim të shpenzimeve qeveritare, sidomos në programet sociale, për të zvogëluar defiçin dhe borxhin e jashtëm.
Obama favorizon shkurtimin e taksave për një grup më të gjerë të shtresës së mesme, por jo për të pasurit. Për shumicën e republikanëve dhe të votuesve të pavarur, realiteti i ekonomisë së sotme në Shtetet e Bashkuara, nuk përputhet me shpresën që Obama solli gjatë fushatës së 2008-ës. Në atë kohë, Obama ndodhej në sulm, një senator i ri në një fushatë të bazuar mbi premtimin për një të ardhme më të barabartë dhe me prosperitet për të gjithë amerikanët.
Duke marrë në konsideratë edhe sugjerimet e sondazheve, në garën e ngushtë Obama- Romney, do të vendosë besimi apo zhgënjimi i amerikanëve nga situata ekonomike në familjet e tyre.
Albanian Screen
Add new comment