Sondazhet, Romney fiton terren

Postuar në 02 Shtator, 2012 04:34

 

Pas fjalimit në Konventën e Republikanëve në Tampa të Floridas dhe vizitës në zonat e prekura nga uragani “Isaac” në New Orleans, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney për herë të parë në muajt e fundit e sheh veten në avantazh në sondazhe përballë presidentit Obama. 

Sipas sondazheve të Rasmussen dhe Gallup, Romney ndodhet në kuotën e 47 përqind të preferencave të amerikanëve, ndërkohë që Obama, për Rasmussen kuotohet në 44 përqind, ndërsa për Gallup në 46 përqind.

Por një tjetër sondazh, ai i organizuar nga Ipsos, Obama ndodhet në një pikë avantazh kundrejt kandidatit republikan. Rezultatet e kësaj kompanie flasin për 44 përqind të amerikanëve që mbështesin presidentit aktual dhe kandidatin amerikan për një tjetër mandate në krye të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Romney zotëron 43 përqind të këtyre preferencave.

Pavarësisht ndryshimeve në pikë përqindje, ajo që vihet re pas konventës së Tampas dhe vizitës në zonat e shkatërruara nga “Isaac”, është ngritja e Romney-t që në sondazhet e fillimit të muajit gusht, thuajse në të gjitha anketimet ndodhej 2-3 përqind poshtë preferencave për Obamën. 

Rezultatet pozitive të sondazheve për Mitt Romney, janë prishur disi nga lajmi i publikuar nga New York Times. Gazeta njujorkeze, duke cituar burime nga hetuesit lokalë, citon se kompania Bain Capital, e themeluar nga kandidati republikan, është në listën e zezë, bashkë me disa kompani të tjera për evazion fiskal.

NYT citon burime nga hetuesit e New York-ut që shprehen kompania e Romney-t ka mashtruar me të dhënat financiare për të reduktuar taksat e derdhura në shtet, duke i shkaktuar atij, miliona dollarë dëm.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen më 6 nëntor. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.