Greqi, sondazhi I pas zgjedhjeve: Qeveria shkeli marrëveshjet

Gati tre muaj pas zgjedhjeve në Greqi, ndërkohë që koalicioni qeveritar ndodhet në presion të fortë politik, për shkak të valës së masave shtrënguese ekonomike që po aplikohen, kompania ALCO boton në gazetën Proto Thema, rezultatet e sondazhit të parë.
43% e qytetarëve shprehen se qeveria nuk po respekton marrëveshjet e nënshkruara me partnerët që e mbështesin (këta janë votues të PASOK dhe DIMAR), 37% (baza e ND) besojnë se qeveria është në përputhje me marrëveshjet, ndërsa 20% janë indiferentë mbi pyetjen, ose nuk kanë një përgjigje.
Në këtë sondazh, Demokracia e Re mban kryesimin me 24.8% krahasuar me 22.8% të SYRIZA, PASOK ka 9.2% ndërsa Agimi i Artë ka siguruar një mbështetje më të gjerë sesa në zgjedhje, 8.6%.
Në lidhje me personat, kryeministri Antonis Samaras paraqet një imazh pozitiv (34%) duke tejkaluar madje edhe mbështetjen e qeverisë që drejton. Samaras kryeson preferencat e qytetarëve, pasuar nga Alexis Tsipras me 30%, Evangelos Venizelos me 19%, Panos Kamenos me 23%, neonazisti Nikos Mihaloliakos 18.5%, Fotis Kouvelis me 34% dhe kreu i komunistëve Aleka Papariga me 13%.
Anila Jole
Ballkanweb.com
Add new comment