Ruli: Akt normativ për therrjen dhe tregtimin e mishit

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka mbledhur task-force për disiplinimin e therjes së kafshëve dhe tregtimin e mishit. Ai tha se kjo do të bëhet me anë të një akti normativ, i cili forcon kompetencat e autoriteteve. "Do mbrojmë shëndetin e konsumatorëve. Gjendja është problematike. Interesi i pak bizneseve s'mund të dalë mbi atë të konsumatorit. Është i nevojshmë veprimi me akt normativ. S'do lejojmë shkeljen e ligjeve, do penalizojmë subjektet që shkelin rregullat dhe standardet. Akti normativ forcon kompetencat e autoriteteve. Në mjaft komuna mungon kontrolli. Të gjitha institucionet që ngarkohen nga ky akt normativ do të veprojnë me një motiv të njëjtë, dhe të koordinuar. Në rast se subjektet rezistojnë për të përmbushur detyrimet do kemi ndihmën e policisë", tha Ruli. Ky akt normativ do të përcaktojë edhe rregullat dhe kushtet në të cilat do të tregtohet mishi, dhe do të punojnë thertoret. Tashmë, tha ministri Ruli, nuk do të ketë më therje në publik. "Akti normativ përkcaton afate për bizneset. Duhet të jenë të regjistruara në QKR, s'ka më therrje në publik dhe pa kushte higjeno-sanitare. Do të ketë konfiskim të mallit nëse ka shkelje. U kërkojmë subjekteve që të bëjnë në mënyrë vullnetare përshtatjen me rregullat, pasi do kenë më shumë kosto më pas. Përfitimet e komunitetit janë më të mëdha. Konsumatori duhet ti shmanget tregjeve informale dhe të rrezikshme", tha ministri. Në task force marrin pjesë katër zv. ministrat, ai i Bujqësisë, i Brendshëm, i Shëndetësisë dhe i Mjedisit, si dhe drejtori i përgjithshëm i tatimeve, ai i policisë dhe i AKU. Albanian Screen
Add new comment