Fushata në SHBA, Obama synon votuesit latinë

Postuar në 03 Shtator, 2012 08:44

Gara për presidencialet 2012 në Shtetet e Bashkuara është intensifikuar ndërmjet rivalëve Obama-Romney. Edhe për presidentin amerikan, Barack Obama ka mbërritur momenti për të shënuar kulmin e fushatës së tij në javën e konventës së demokratëve që do të mbahet në Charlotte, në Karolinën e Veriut. 

Momenti është tejet delikat, pasi Romney ka ngushtuar ndjeshëm diferencën në sondazhe duke arritur madje rivalin demokrat; 45 për qind për secilin kandidat, thonë anketimet e publikuara së fundmi, madje sipas sondazhit të Rasmussen, kandidati republikan ndodhet 3 pikë përqindje para Obamës. Analistët thonë se tani presidentit aktual i duhet të fokusohet dhe më tepër tek votuesit latino-amerikanë, ku Mitt Romney  gëzon një mbështetje relativisht të ulët, vetëm 25 për qind. 

Është pikërisht kjo kategoria së cilës Obama i bëri apel në fjalimin e tij në Colorado, rrugës për në konventën e demokratëve. "Colorado, kemi ecur shumë për t'u kthyer pas. Duhet të krijojmë më shumë vende pune, duhet të prodhojmë më shumë energji në vend, duhet të dërgojmë në kolegje më shumë të rinj, duhet të punësojmë më shumë mësues, të ndërtojmë më shumë shkolla, të kthejmë në shtëpi më shumë ushtarë e të kujdesemi për më shumë veteranë. Duhet të krijojmë më shumë mundësi për këdo që është i gatshëm të punojë. Ja pse u kërkoj një mandat të dytë",-tha Obama. 

Konventa Demokratike Kombëtare hapet në Charlotte të martën. Obama do të mbajë fjalimin e kandidaturës të enjten. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.