Mbingarkesë në kopshte në Tiranë, 35 fëmijë në një grup

Postuar në 04 Shtator, 2012 12:45

 

Rreth 2700 fëmijë janë regjistruar në kopshtet shtetërore në  Tiranë.  Kjo shifër raprtohet nga drejtoria arsimore, një ditë përpara mbylljes së regjistrimeve.  Pavarësisht këtij fluksi, i cili ka shkaktuar një mbipopullim në  këto institucione të  sistemit parashkollor, grupet në kopshte do të kenë rreth 35 fëmijë. Regjistrimet janë kryer sipas zonave ku fëmijët banojnë, ndërkohë që nuk është lejuar asnjë preferencë  e prindërve për ta çuar fëmijën në kopshtin më të afërt pavarësisht se nuk është i asaj lagjeje banimi. Një  fenomen ky i ngjashëm dhe me regjistrimin në shkolla. Prioritet ju është dhenë fëmijëve të emigrantëve këtë vit, të cilëve ju janë lehtësuar proceduarat. "Tani regjistrimi i fëmijëve në kopshtet publike është drejt përfundimit, sepse nesër bëhet kompjuterizimi i listave dhe shpërndarja e listave në të gjithë kopshtet e Tiranës. Kapaciteti i mundshëm është nga 30-35 fëmijë. Ne kemi bërë të mundur ruajtjen e këtij kapaciteti duke bërë shpërndarjen e fëmijëve sipas kopshteve në njësitë bashkiake në të cilat jetojnë. Është e vërtetë që ka patur preferenca nga prindërit, mund të them që prioritet u kemi dhënë fëmijëve të emigrantëve të sapokthyer të cilët janë bërë regjistrimi i tyre pranë kopshteve ku jetojnë dhe pa patur dokumentacionet e nevojshme", tha Jonida Matohiti, drejtoreshë e sistemit parashkollor në DAR. Aktualisht në Tiranë,  janë në shërbim  rreth 43 kopshte, ndërkohë që momentalisht  nga ana e bashkisë Tiranë kanë përfunduar edhe ndërhyrjet për përmirësimin e kushteteve higjeno sanitare, si dhe të mirëmbajtjes, në të gjitha këto institucione, të cilat hapin dyert në datën 10 shtator. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.