OKB
Shqipëria votë pro heqjes së embargos amerikane ndaj Kubës. M. i Jashtëm: “Nuk është qëndrim kundër SHBA”
Shqipëria ka votuar në OKB pro rezolutës që kërkon heqjen e embargos ndaj Kubës. Një lëvizje diplomatike që merr kuptim kundër politikës amerikane në një rajon me rëndëis strategjike për të, është miratuar edhe nga Tirana zyrtare, e cila prej disa kohësh nuk ka marrëdhënie dhe aq të ngrohta me SHBA. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi sot se vota e Shqipërisë nuk është votë kundër SHBA-ve, pasi këtë qëndrim Shqipëria e ka mbajtur në vijimësi, pavarësisht se kush ka qenë në qeverisje. “Shqipëria nuk ka votuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e martë.
Raporti i OKB-së: 39% e femrave shqiptare nuk përfitojnë pension
Një raport i Kombeve të Bashkuara që trajton Progresin e Femrave për vitet 2015-2016 zbardh një fakt të rëndësishëm për Shqipërinë. Ky fakt ka të bëjë me trajtimin me pension që i vendos femrat shqiptare në pozicion të diskriminuar, për shkak edhe të pjesëmarrjes së tyre më të ulët se burrat në tregun e punës. “Hendeku mes gjinive në përfitimin e pensionit ekziston edhe në vendin tonë, ku sipas të dhënave të raportit, 39 % e grave shqiptare nuk përfitojnë pension.
Serbia reagon ndaj deklaratave të Ramës në OKB, Milanoviç: Kosova nuk është shtet
Nuk është pritur mirë nga Serbia fjalimi i kryeministrit Edi Rama ne Asamblenë e Përgjithshme të OKB-se, ku bëri thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Rama theksoi gjatë fjalimit ne OKB se njohja e pavarësisë se Kosovës do te kontribuonte ne forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ne rajon. Ndërkohë Beogradi reagoi përmes ambasadorit në Kombet e Bashkuara, Milan Milanoviç, që e cilësoi qëndrimin e Rames abuziv.
Edi Rama: Mbajta një fjalim madhështor në OKB dhe desh zgjidha krizën e Sirisë. Nuk kthehem fare, në Tiranë lulet i hanë gomerët
Në lojë bashkë me Putinin...
“Putini ka të drejtë. Ai i ka lexuar ashtu siç duhet Iranin, Indinë dhe Sirinë”. Kështu shkruan në britaniken “The Guardian” Simon Jenkins, sipas të cilit koha ka ardhur që Perëndimi të adresojë krizat mbi premisa të realizmit dhe pragmatizmit, për të hequr dorë nga qasja dogmatike dhe kushtëzimi i tyre nga kërkesat e politikës së brendshme. Më e dukshme kjo është bërë në krizën siriane, ku presidenti Bashar al Assad është tani pjesë e zgjidhjes dhe jo aq e problemit.
Video/Shakira këndon "Imagine" të John Lennon në OKB
Shakira është ambasadore e UNICEF dhe ia dedikoi këngën dy fëmijëve sirianë të mbytur, Aylan dhe Ghalib Kurdi.
Përralla mburravece e tolerancës fetare(video)
Politika po shkon disi larg me përrallën e tolerancës fetare ndër shqiptarë. Një realitet i lindur nga shqisat e oportunizmit, kjo tezë po përdoret si instrument grimimi për Shqipërinë. Rast emblematik është kryeministri aktual që në dy fjalimet e fundit në ShBA, dje në “World Leadership Forum” dhe sot në fjalimin në OKB, ka sjellë shembullin e vetes si përfaqësues për Shqipërinë. Dhe më tej, Shqipërinë, si model që mund të ndiqet nga kjo botë e turbulluar nga konfliktet.
Shqetësimi i OKB-së: ISIS-i po rrit ndikimin në Afganistan, ka dukshëm një përhapje virale
Sipas një raporti të një komiteti të ekspertëve të OKB-së, grupi xhihadist i Shtetit Islamik po rrit ndikimin në Afganistan në ngarkim të talebanëve. “Numri i grupeve dhe individëve që bëjnë hapur aleanca me Shtetin Islamik apo shpallen të afërt me grupin e Shtetit Islamik vazhdojnë të rrisin ndikimin në disa provinca të Afganistanit”, thekson raporti i komitetit të OKB-së. Raporti citon gjithashtu se vlerësimet e forcave të sigurisë afgane, sipas të cilave rreth 10% e anëtarëve aktiv në kryengritje dominuar nga talibanët janë mbështetës të Shtetit Islamik.
70 vjet OKB
Organizata e Kombeve të Bashkuara mbush këtë vit 70 vjet nga krijimi. Ideja për të i atribuohet ish-presidentit amerikan, Franklin Rossevelt, i cili që gjatë Luftës së Dytë Botërore, nisi negociimin me aleatët për një organizatë që do të pasonte Lidhjen e Kombeve. OKB u krijua në tetor 1945 me seli në New York. Një arritje politike për njerëzimin, ndonëse sot shumë kritikë e shohin rolin e saj si periferik dhe pa ndikim.
Kombet e Bashkuara i kërkojnë Evropës të strehojë 200 mijë refugjatë
Antonio Guterres, që është dhe Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, i kërkoi sot evropianëve të presin rreth 200 mijë refugjatë, duke theksuar se të gjithë anëtarët e BE-së duhet të kenë detyrimin që t’i përgjigjen kësaj krize masive. “Nevojitet një përgjigje e jashtëzakonshme përballë një krize masive”, deklaroi Guterres, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, në krahë të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.