Turqia po zgjeron pretendimet ndaj Greqisë
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, deklaroi gjatë një fjalimi në konferencënn: “Era post-juntë, 1974-2024: 50 vjet të politikës së jashtme greke” se Turqia po zgjeron pretendimet e veta ndaj Greqisë.
Gradualisht Turqia po zgjeron listën e saj të kërkesave ndaj atdheut tonë. Ndonëse dialogu me Turqinë është i domosdoshëm, duhet të refuzohet përherë aspekti i papranueshëm i pozicioneve turke, siç është kërcënimin me casus belli
ka thënë ai.
Dendias e ka cilësuar përpjekjen e Ankarasë me qeverinë egjiptiane të Mohammad Morsit si një politikë për izolim të Greqisë në det, politikë që vijoi edhe me memorandumin detar me Libinë. Ai ka cilësuar se marrëveshja e Greqisë me Egjiptin e Sisit ishte një kompromis shumë përfitues për të dyja palët dhe që minoi pretendimet e Turqisë për mungesën e seriozitetit nga ana jonë.
Greqia dhe Turqia mbeten të mbërthyera në mosmarrëveshjen për kufinjtë detarë dhe platformën nëndetare në Egje.
Comments
Dendias eshte nje politikan i
Dendias eshte nje politikan i nivelit te karte, i vleresuar mjaft sa ishte minister i jashtem. Gjate mandatit te kaluar Dendias ka patur disa pika kulmore dhe ka mbrojtur shume mire interesat e Greqise ne takimet me homologet e tij turq, gjithmone duke mbrojtur edhe idene se Greqia eshte ne favor te zgjidhjes se mosmarreveshjeve bazuar ne ligjin e detit, pavaresisht se Turqia nuk eshte nenshkruese e asaj konvente dhe nuk e njeh ate ligj.
Eshte dicka si psh Shba qe nuk njohin gjykaten e hages.
Ne rastin konkret, Dendias e di se casus belli i deklaruar nga turqit nese greqia shtyn kufirin detar, nuk eshte pretendim i ri turk. Po ashtu e di se te hedhesh poshte nje casus belli te nje shteti tjeter nuk ka ndonje vlere. Ai nuk eshte se do te te pyese ty nese do te shpalle lufte.
Megjithate i perserit e i perserit te njejtat gjera, pasi e di mire se dicka do te mbese. Ato qe ka thene gjithmone si minister i jashtem, mund ti perserise rehat si i mbrojtjes se fundja i ka per here te pare si i tille.
Nderkohe pozicioni turk dihet, eez, militarizimi ishujve, minoriteti turk, qipro, hapsira ajrore, 6km per ishujt e me rradhe, gjera qe greqia eshte e vendosur te mis i diskutoje
Add new comment