Serbia po shkon drejt grevës së përgjithshme
Kreu i ri i Partisë Demokratiek Serbe, Srdjan Milivojevic, ka deklaruar në një intervistë për median opozitare, “N1” se Serbia po i drejtohet grevës së përgjithshme.
Mënyra më e mirë për të mposhtur një regjim të dhunshëm është përmes jodhunës. Ne kemi mjaftueshëm vetëdije politike dhe përgjegjshmëri që të mos pranojmë dorën e zgjatur të Vucic, që mund të provokonte një luftë civile në këtë vend. Ne nuk do të biem dakord me këtë. Përgjigja jonë do të jetë thirrja e një greve të përgjitshme
ka thënë ai.
Sipas Milivojevic regjimi i Vucic po i përgjegjet protestës së studentëve me metoda represive pasi sipas tij aktualisht presidenti serb po kërkon konfliktin në rrugë. Ai ka bërë thirrje për qeveri tranzicioni përpara zgjedhjeve të reja.
Comments
Koken hengshi ishalla
Koken hengshi ishalla
Kush peshtyn lart i bie ne
Kush peshtyn lart i bie ne ball.
Add new comment