70 vjet OKB
Organizata e Kombeve të Bashkuara mbush këtë vit 70 vjet nga krijimi. Ideja për të i atribuohet ish-presidentit amerikan, Franklin Rossevelt, i cili që gjatë Luftës së Dytë Botërore, nisi negociimin me aleatët për një organizatë që do të pasonte Lidhjen e Kombeve. OKB u krijua në tetor 1945 me seli në New York. Një arritje politike për njerëzimin, ndonëse sot shumë kritikë e shohin rolin e saj si periferik dhe pa ndikim. Disa anë të mira meritojnë të vihen në dukje pasi japin të kuptojnë se kontributi i organizatave të shumta të OKB-së kanë ndihmuar aty ku asnjë shtet i veçantë nuk do të ndërhynte. “Thë Guardian” i kushton një shkrim të posaçëm që e nis me një thënie simbolike të ish-sekretarit të Përgjithshëm, Dag Hammarskjöld, sipas të cilit: “OKB-ja nuk u krijua që të çojë njeriun në Parajsë, por që ta shpëtojë atë nga Ferri”. Ferri është lufta bërthamore, por siç shkruan gazeta britanike, nga ferri i varfërisë kamë shpëtuar shumë në sajë të OKB-së; shanse të mëdha janë dhënë për miliona njerëz, përfshirë Bam Ki Moon që sot është sekretar i Përgjithshëm. Kritika shkon për funksionimin jodemokratik të Këshilllit të Sigurimit, burokracinë, korrupsionin, qëndrime hipokrite në mbështetje të luftës. Buxheti i shpenzuar në 70 vjet është gjysmë trilioni dollarë. Në thelb OKB reflekton hierarkinë e botës së sotme, qoftë me të drejtën e vetos që njeh për disa shtete. Dhe kjo mbetet pika më e debatueshme, sado që janë shtetet e mëdha ato që kanë edhe institucionet më të konsoliduara.
Shkrimin e “Guardian” mund ta lexoni këtu: http://www.theguardian.com/world/2015/sep/07/what-has-the-un-achieved-un...
Add new comment