Shqetësimi i OKB-së: ISIS-i po rrit ndikimin në Afganistan, ka dukshëm një përhapje virale

Postuar në 26 Shtator, 2015 10:28

Sipas një raporti të një komiteti të ekspertëve të OKB-së, grupi xhihadist i Shtetit Islamik po rrit ndikimin në Afganistan në ngarkim të talebanëve. “Numri i grupeve dhe individëve që bëjnë hapur aleanca me Shtetin Islamik apo shpallen të afërt me grupin e Shtetit Islamik vazhdojnë të rrisin ndikimin në disa provinca të Afganistanit”, thekson raporti i komitetit të OKB-së. Raporti citon gjithashtu se vlerësimet e forcave të sigurisë afgane, sipas të cilave rreth 10% e anëtarëve aktiv në kryengritje dominuar nga talibanët janë mbështetës të Shtetit Islamik. “Ka dukshëm një përhapje virale të Shtetit Islamik”, thekson raporti që sinjalizon se grupet e lidhura me Shtetin Islamik ndodhen në 25 provinca në Afganistan duke iu referuar burimeve qeveritare afgane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.