Vetëm Zaev përmendet në kujtimet e Merkel. Dënim kapital me heshtje për ata që "nuk i beson dhe nuk i pëlqen"

Postuar në 22 Dhjetor, 2024 03:07

Prej gati dy muajsh është hedhur në qarkullim libri me kujtime i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel. Libri është pritur me interes nisur nga roli i saj në politikën ndërkombëtare. Në Shqipëri interesi ka qenë zero.

Një arsye është se në këtë kohë në Shqipëri janë botuar libra të rëndësishëm artistikë që kanë tërhequr vëmendjen e publikut artdashës. Por një tjetër arsye mund të jetë fakti se në 720 faqe libër dhe një kapitull të veçantë për Ballkanin Perëndimor, Merkel përmend vetëm një lider rajonal, ende gjallë: Zoran Zaev të Maqedonisë së Veriut.

Gazetari i gazetës gjermane “Frankfurter Allemaigne Zeitung”, Michael Martens, që mbulon Vjenën ka publikuar në rrjetin “X” një sqarim të vetin për anashkalimin që Merkel u ka bërë shumicës së politikanëve kryesorë ballkanikë.

Një gjë e veçantë rreth kapitullit përndryshe të mërzitshëm mbi Ballkanin(i gjithë libri është i mërzitshëm) qëndron në emrat e atyre që Merkel Nuk i përmend në kujtinet e veta: ajo nuk përmend as Alexander Vuçiç, as Edi Ramën, boyko Borissov apo Boris Tadiç. Niente

shkruan Martens.

Pse? Gazetari jep një shpjegim të vetin:

Kjo është e veçantë pasi ajo përmend me detaje shumë politikanë nga vende të tjera si Polonia. Por mënyra e Merkel për të dënuar me vdekje në kujtimet e vets nuk është të shkruhet negativisht për politikanët që nuk i pëlqen apo nuk i beson. Ajo në tepër i injoron këta. Ish-kancari austriak Sebastian Kurz nuk përmendet. As ish – ministri grek i Financave, Varoufakis. Nga Ballkani Perëndimor, i vetmi politikan i gjallë që ajo përmend është Zoran Zaev, të cilin e quan “kurajoz dhe të vendosur”. Kaq

shkruan Martens.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Si ka mundesi qe nuk e paska permendur liderin rajonal Edvinin tone? I pat dhone shume piktura, te gjitha te shemtuta dhe Angjella e mori inat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.