Shqipëria votë pro heqjes së embargos amerikane ndaj Kubës. M. i Jashtëm: “Nuk është qëndrim kundër SHBA”

Postuar në 28 Tetor, 2015 20:19

Shqipëria ka votuar në OKB pro rezolutës që kërkon heqjen e embargos ndaj Kubës. Një lëvizje diplomatike që merr kuptim kundër politikës amerikane në një rajon me rëndëis strategjike për të, është miratuar edhe nga Tirana zyrtare, e cila prej disa kohësh nuk ka marrëdhënie dhe aq të ngrohta me SHBA. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi sot se vota e Shqipërisë nuk është votë kundër SHBA-ve, pasi këtë qëndrim Shqipëria e ka mbajtur në vijimësi, pavarësisht se kush ka qenë në qeverisje. “Shqipëria nuk ka votuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e martë. Shqipëria ka votuar në mënyrë konsistente me atë linjë që e ka të përvijuar prej kohësh. E njëjta rezolutë është hedhur thuajse çdo vit dhe Shqipëria, pavarësisht çfarë qeverish kanë ardhur apo kanë ikur, ka votuar njësoj”, deklaroi ai. Rezolutën e votuan 192 shtete pro dhe vetëm dy kundër: SHBA dhe Izraeli. 

Comments

Submitted by Bunker92 (not verified) on

Vet SHBA ka filluar marrëdhëniet diplomatike me Kubën. Nuk e kuptoj pse e cilësoni si ftohje me SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.