Në arrest shtëpie

Postuar në 18 Dhjetor, 2024 22:51

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të vendoset së shpejti nën arrest shtëpie pasi Gjykata e Lartë e vendit konfirmoi vendimet e mëparshme që e kanë dënuar për korrupsion.

Gjykata e Lartë Franceze ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit që e ka vlerësuar një politikan, avokatin e tij dhe një gjykatës si fajtor për korrupsion, ndikim me synim fitimin dhe shkelje të sekretit profesional

lexohet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Sarkozy i kishte ofruar një gjykatësi Gilbert Azibert një vend pune të preferuar në këmbim të informacioneve konfidenciale që lidheshin me një gjyq të tijin. Sarkozy ka vendosur të apelojë vendimin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Se mos eshte i vetmi president francez. Perpara ketij Shiraku u denua per keqperdorim te fondeve publike.
Mitterrand po ashtu per keqperdorim te fondeve publike ne favor te vajzes se paligjshme dhe pergjimin e gazetareve.
De Gaulle po ashtu e kane bere cope per cfare beri ne Algjeri.
Nderkohe ky i sotmi ka mbi koke aferen Benalla dhe favorizimin e industrive te medha.
Ka ca qe e shikojne denimin e presidenteve franceze si shenje te demokracise se zhvilluar.
Nderkohe mund te shikohet edhe nga ana tjeter. Kur pislliku ka arritur ate nivel ku nuk mba me dhe per te ruajtur totalin duhet sakrifikuar dikush, qofte edhe ish president

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.