Raporti i OKB-së: 39% e femrave shqiptare nuk përfitojnë pension

Postuar në 26 Tetor, 2015 14:26

Një raport i Kombeve të Bashkuara që trajton Progresin e Femrave për vitet 2015-2016 zbardh një fakt të rëndësishëm për Shqipërinë.  Ky fakt ka të bëjë me trajtimin me pension që i vendos femrat shqiptare në pozicion të diskriminuar, për shkak edhe të pjesëmarrjes së tyre më të ulët se burrat në tregun e punës. “Hendeku mes gjinive në përfitimin e pensionit ekziston edhe në vendin tonë, ku sipas të dhënave të raportit, 39 % e grave shqiptare nuk përfitojnë pension. Për burrat shifrat flasin për një mbulim 100 %, një paraqitje pozitive dhe madje më e lartë se sa mbulimi edhe në Kroaci”, thuhet në raport. Flitet shumë për barazinë gjinore por mjafton një e dhënë e tillë që të kuptohet se diçka nuk funksionon mirë në shoqërinë shqiptare. 

Një tjetër ndarje që bie në sy është arsimimi që ndikon mandej në nivelin e jetesës. “62.7 % e grave në Shqipëri kanë arsim të mesëm, krahasuar me 73.5 % të burrave. Raporti tregon se niveli i grave analfabete ka zbritur në 3 %, sërish më e lartë se sa burrat, me 1.8%”. Ndonëse në Shqipëri këto të dhëna pak ndikim real kanë pasi tregu është i deformuar dhe ende i kufizuar, sërish ato parqaesin një prirje inerciale nga e cila shoqëria nuk po shkëputet dot. 

http://www.monitor.al/raporti-i-progresit-te-femrave-39-e-grave-shqiptar...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.