kosova
Serbia ka përdorur dialogun për t’i dëmtuar proceset e njohjes së Kosovës
Pro shkëmbimit të territoreve edhe zyrtarë të administratës Klinton
Aktorë të ndryshëm të afërt me politikën zyrtare amerikane po riciklojnë idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës që sipas tyre do të sillte stabilitet afatgjatë në rajon. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Charles Kupchan, anëtar i Këshillit për Punët e Jashtme dhe profesor në universitetin e Georgetown ka vlerësuar se opsioni në fjalë duhet parë si prioritet.
Çiçikovi i Ballkanit
Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar pretendon se do të vendosë në vijë marrëdhënien ndërshtetërore mes Serbisë dhe Kosovës, hapja e problemeve gjyqësore për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj ka krijuar një parantezë përmes së cilës Beogradi zyrtar ka rikonfirmuar politikën e tij të vjetër. Shqiptarët janë kriminelë, ana e ligjshmërisë dhe drejtësisë qëndron nga Serbia.
Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet në datën 22 gusht. Vendimi është marrë nga Kryesia e Kuvendit që i ka hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Kosova ka nevojë për Zgjedhje, jo manovra
Pas Ramush Haradinajt ftesa për në Gjykatën Speciale i ka ardhur Jakup Krasniqit, ish-zëdhënës i UÇK-së dhe aktualisht një kundërshtar politik i Hashim Thaçit. Në Kosovë kanë nisur të arsyetojnë se pas largimit të Haradinajt dhe të tjerëve pro qëndrimeve të tij mund të qëndrojnë amerikanët që nuk pranojnë dot dështimin me negociatat mes Serbisë dhe Kosovës. Daniel Server, një studiues dhe diplomat i njohur ka pranuar se skenari që pas kësaj që po ndodh të jetë administrata Trump, duke cilësuar se po bëhet një gabim i madh.
Sondazhi/71.6% e qytetarëve të Kosovës kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë
Në Kosovë vetëm 20.6% e qytetarëve janë dakord për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Gazet “Koha Ditore” publikon në një shkrim të vetin sot rezultatet e një sondazhi të realizuar nga Instituti Demokratik Amerikan(NDI) sipas të cilit 71.6% e të pyeturve mendojnë se tërësi tokësore e Kosovës duhet ruajtur edhe nëse kjo do të thotë zgjatje në kohë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
Kosova ndërton stadiumin më të bukur në Ballkan. Arena Kombëtare është më e bukura në Europë(ka kulla)
Qeveria e z. Rama po ndërton Arenën Kombëtare. Është një kompleks kullash, me qendër tregëtare dhe aktivitete të tjera të cilave u është bashkëngjitur një stadium. Më saktë ish-stadiumi “Qemal Stafa”.
Z. Rama ka deklaruar se ky stadium do të jetë ndër më të bukurit në Europë.
Mirëpo duke pranuar se edhe kosovarët janë shqiptarë, atëherë i bie që Arena Kombëtare do të ketë binjakun e vet në Prishtinë.
20 vjet pas Çlirimit nga Serbia
Kosova ka festuar sot 20-vjetorin çlirimit nga Serbia përmes një ceremonie zyrtare ku kanë marrë pjesë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, gjenerali Wesley Clark, si dhe zyrtari i lartë i DASh, Mathew Palmer.
Haradinaj: Takimi i Parisit rrezikon të dështojë
“Mundet mos me u mbajt takimi në Paris, mundet të shtyhet, por jo për fajin e Kosovës. Shteti ynë është treguar serioz, i ka kryer punët e shtëpisë dhe ka avancuar pozicionin për plot tema dhe është e gatshme”
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, teksa zbuloi se Beogradi me shumë gjasë ka vendosur ta bojkotojë këtë takim, me kushtin e tërheqjes së taksës nga Kosova.
Petrisch si Edward Grey: Po shkëmbimit të territoreve. Interesi i Europës, në plan të parë
Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, nën eufemizmin “kompromis historik” u skualifikua në planin e brendshëm, por ajo po ushqehet nga brenda Europës, nga qarqe apo njerëz që në fakt në Ballkan vetëm zgjidhje nuk kanë sjellë.
Në një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle, ish-përfaqsuesi i Lartë për Bosnjen, diplomati austriak, Wolfgang Petrisch thotë se për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë nevojitet një Dejton Europian.