kosova
SPAK-u i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dështoi
Të luftosh krimin dhe korrupsionin në nivele të larta shtetërore nuk është e lehtë. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, drejtësia përballet me presionin e politikës. Nuri Bajrami, kryetar i Komisionit shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë Veriore thotë për TVT-në, ndikimi politik është më se i dukshëm. Për Bajramin, edhe pse u ngrit një institucion, siç është ai i Prokurorisë Speciale për të hetuar zyrtarët, ishte një dështim referuar edhe rastit “Bomba”.
Albin Kurti mandatohet si kryeministër i Kosovës. Dy javë kohë për krijimin e qeverisë
Albin Kurti ka pranuar më në fund të mandatohet si kryeministër i Kosovës. Shtyrja pa fund e deklarimit të tij si i mandatuar ka përfunduar sot me dekretin e Presidentit Hashim Thaçi.
Nostalgjia e një figuranti
Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka folur dje në një takim të quajtur akademia solemne “Faleminderit Shqipëri”, mbajtur në Prishtinë me rastin e 21-vjetorit të mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999. Në fjalën e vet Majko ka luajtor me mesazhet përbashkuese, një zakon i vjetër tashmë për këtë politikan që sillet në skenën politike si më i mençur sesa mund ta përçojë përvoja e tij.
Shqiptarët preferojnë BE-në ndaj bashkimit kombëtar. Më entuziaste pro bashkimit, zonat rurale
Fondacioni “Soros” në Shqipëri dhe në Kosovë ka realizuar një sondazh me titull: Kosovë-Shqipëri, vlerat, besimet, bashkëpunimi dhe bashkimi. Janë pyetur 2,504 qytetarë në të dyja vendet: 1,200 në Shqipëri dhe 1,304 në Kosovë (1,004 shqiptarë dhe 300 serbë) për një seri çështjesh të cilat ndërlidhen tek ideja e një bashkimi eventual mes të dyja shteteve.
Vetëshpallet kryeministër, por nuk zyrtarizon asgjë
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë duket se është kyçur në një pozicion absurd paszgjedhor. U shpall fituese e zgjedhjeve parlamentare, kryetari i saj, Albin Kurti e quan veten si kryeministër, por nuk pranon ta zyrtarizojë kandidaturën e tij. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kishte njoftuar një afat 48-orësh për të zyrtarizuar emrin e kandidatit që do të mandatohet, por VV ka dështuar sërish në këtë drejtim.
Berisha: 2019, më i zi se 1997
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar pak më parë një videomesazh me rastin e ndërrimit të viteve. Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi vitin 2019 si më të ziun në historinë e pluralizmit shqiptar, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vijuar zbatimin e platformës së Vaso Çubrilloviçit për spastrimin etnik të Shqipërisë nga shqiptarët. Më poshtë video:
Thaçi: Refuzuam Minishengenin sepse nuk u ftuam në Novi Sad. Serbia mbetet aleate e Rusisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar përmes një konference për shtyp arsyen se pse ajo nuk mori pjesë në nismën e njohur si Minishengeni.
Kurti: Nuk e takoj Presidentin pa formuar shumicën parlamentare
Kandidati për kryemonistër i Kosovës, Albin Kurti ka sqaruar sot përpara Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, arsyet se përse refuzoi ftesën e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi për takim konsultativ.
Dështon takimi Thaçi-Kurti për qeverinë e re. Vetëvendosja: Kryetari nuk është në Prishtinë
Takimi i thirrur nga presidentit i Kosovës Hashim Thaçi me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti duke se nuk do të zhvillohet sot. Klan Kosova njofton se thirrja e ardhur nga Thaçi ka të bëjë me mandatimin e Kurtit për krijimin e qeverisë së re, por zyra e Vetëvendosjes në Prishtin ka deklaruar për këtë televizion se Kurti e ka të pamundur takimin pasi ndodhet jashtë kryeqytetit të Kosovës.
Dialogu Kosovë - Serbi nuk mund të relativizohet nga minifundi i Minishengenit
Ka një nxitim dhe shqetësim të madh në qarqet e pushtetit në Tiranë për të korrigjuar perceptimin publik mbi atë që po ndodh me nismën e Shengenit ballkanik. Përpjekja tinzare synon ta shndërrojë izolimin e Kosovës në vetëizolim dhe politikë qorre të Prishtinës zyrtare. Komedia po arrin deri aty saqë i sugjerohet në mënyrë arrogante palës kosovare të shohë se sa herë që Kosova mungon në nisma rajonale, kjo i jep mundësi Serbisë të deklarojë se Kosovën e përfaqson ajo. Një gjë krejt e pavërtetë.