Thaçi: Refuzuam Minishengenin sepse nuk u ftuam në Novi Sad. Serbia mbetet aleate e Rusisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar përmes një konference për shtyp arsyen se pse ajo nuk mori pjesë në nismën e njohur si Minishengeni.
Dua të sqaroj se në takimin e parë në Novi Sad, në mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Kosova nuk ka qenë e ftuar fare e as e trajtuar si shtet i pavarur dhe sovran. Ky është një fakt të cilin në veçanti Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria duhet ta kenë parasysh gjithmonë sepse Kosova është njohur si shtet i pavarur. Si rrjedhojë e injorimit të Kosovës në Novi Sad – të dy ftesat që më janë dërguar, i kam refuzuar; megjithëse ftesat më referoheshin si president i shtetit të Kosovës.
Arsyeja tjetër e refuzimit ka qenë edhe argumenti se nuk mund të kemi bashkëpunim rajonal vetëm kur takimet mbahen në një vend të caktuar. Në Novi Sad, Kosova ka qenë e përjashtuar. Kosova nuk e ka asnjë çështje të hapur me tre vendet e lartpërmendura, por çështje fondamentale për Kosovën dhe rajonin mbetet Serbia – si rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe si aleati i vetëm i Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Të gjithë ne e dimë se Rusia synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor duke paraqitur vonesa dhe pengesa që vendet e rajonit të mos integrohen në NATO dhe BE
ka thënë Thaçi.
Add new comment