SPAK-u i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dështoi
Të luftosh krimin dhe korrupsionin në nivele të larta shtetërore nuk është e lehtë. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, drejtësia përballet me presionin e politikës. Nuri Bajrami, kryetar i Komisionit shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë Veriore thotë për TVT-në, ndikimi politik është më se i dukshëm. Për Bajramin, edhe pse u ngrit një institucion, siç është ai i Prokurorisë Speciale për të hetuar zyrtarët, ishte një dështim referuar edhe rastit “Bomba”.
Ajo që i ndodhi Maqedonisë së Veriut dhe nuk duhet t’i ndodhë asnjë shteti të së drejtës ishte pikërisht dështimi i prokurorisë speciale, enkas të formuar, për ndjekjen e veprave që buruan nga përgjimet, të ashtuquajtura bomba. Është një absurd i llojit të vet. Kjo ka gjeneruar një sistem faktik të ushtruar me vite që s’ka të bëjë me sundimin e së drejtës dhe shtetin e së drejtës. Në këtë mënyrë u vonuan edhe proceset integruese. Mund të them se është një defektizëm i thellë dhe një kontaminim i përgjithshëm i të gjitha shtresave të sistemit.
Të njëjtën eksperiencë sikurse në Maqedoninë Veriore sjell edhe Zyra e kryeprokurorit të shtetit në Kosovë, ku politika është e ndërthurur me korrupsionin.
Meqenëse kjo kishte njerëz të ndryshëm, profesione të ndryshme... Nuk ishte e lehtë për t’u hetuar. Ishte goxha sfiduese. Por mendoj se ka qenë një rast i mirë për të dhënë një mesazh në Kosovë se korrupsioni luftohet. Për të dhënë një mesazh për mjekët dhe politikanët dhe të gjithë njerëzit e përfshirë në korrupsion se shteti iu rri mbrapa dhe do t’i hetojë në çdo kohë kur ata korruptohen dhe shkelin ligjin.
E ndërsa është përfolur për një proces vetingu në Maqedoninë Veriore, Nuri Bajrami thotë së edhe për këtë çështje nuk ka vullnet politik, teksa shton se më së shumti duhen forcuar kriteret ligjore.
Nuk ka konsensus politik në Maqedoni. Për momentin besoj se nuk ka vullnet politik, nuk ka as dije për ta bërë atë sistem. Po qe se do të bëhet një sistem sa për sy e faqe, mund të krijojë një vakum shumë më të madh të funksionimit institucional. Të harmonizohet rregullativa ligjore, të azhurnohet me praktika të reja të menaxhimit administrativo-juridik dhe pastaj mund të kishim një porces vetingu në të ardhmen.
Korrupsioni shtetëror thotë Bajrami ka penguar proceset integruese të Maqedonisë Veriore në Bashkimin Europian. Ndërsa, prokurori kosovar, Besim Kelmendi, paralajmëron se sfida e organit të akuzës është të çojë zyrtarët e lartë para drejtësisë.
Në Maqedoninë e Veriut ka pasur veprime retrogarde, ka pasur veprime të pazgjidhura. Në aspektin e ndërrimit të sistemeve, dallimet janë shumë të vogla. Më tepër janë verbale. Kemi shumë çështje të pazgjidhura që nuk mund të zgjidhen ad-hoc.
Te ne në Kosovë, kemi akt-akuza, por ende nuk kemi zyrtarë të lartë të dënuar me dënime të larta. Aq më pak njerëz që u është konfiskuar pasuria e fituar me vepër penale dhe gjithmonë do të kemi probleme të tilla përsa kohë nuk kemi njerëz të dënuar me dënime maksimale dhe nuk u konfiksohet pasuria që e kanë vënë përmes veprës penale.
Krimi dhe korrupsioni kanë prodhuar një ikje masive jo vetëm të të rinjve, por edhe të “trurit”, ndërsa sfidat e qeverive të vendeve ballkanike në të ardhmen janë të mëdha.
Add new comment