prokuroria speciale
SPAK-u i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dështoi
Të luftosh krimin dhe korrupsionin në nivele të larta shtetërore nuk është e lehtë. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, drejtësia përballet me presionin e politikës. Nuri Bajrami, kryetar i Komisionit shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë Veriore thotë për TVT-në, ndikimi politik është më se i dukshëm. Për Bajramin, edhe pse u ngrit një institucion, siç është ai i Prokurorisë Speciale për të hetuar zyrtarët, ishte një dështim referuar edhe rastit “Bomba”.
Tjetër "barrikadë" nga PD për Prokurorinë Speciale dhe Vetting-un
Pamvarësisht vendimit që pritet të marrë Gjykara Kushtetuese për ligjin e Vetting-ut, Partia Demokratike ka bërë një tjetër hap që më së paku do të vonojë zbatimin e operacionit për pastërtinë e figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe do të bllokojë për një periudhë të caktuar ngritjen e Njësisë Antikorrupsion e njohur ndryshe si Prokuroria Speciale.
Akuzë për krime lufte ndaj Fatmir Limajt
Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë kundër deputetit, Fatmir Limaj, për veprën penale: krime lufte kundër popullatës civile.
Në një njoftim të prokurorisë thuhet se "rasti ka të bëjë me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, në Kosovën qendrore, të cilët me datën dy nëntor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari", po të kësaj komune.
Arrestimi i kreut të Bashkisë së Pustecit/Prokuroria Speciale në Maqedoni dhe Byroja e Shqipërisë
Disa media po raportojnë aktualisht arrestimin në Resnjë të Maqedonisë të Edmond Themelkos, kryetar i Bashkisë së Pustecit në Shqipërië. Akuza është: manipulim zgjedhjesh(http://www.balkanweb.com/site/arrestohet-ne-maqedoni-kryebashkiaku-i-pus...). Në kushtet kur situata e arrestimit është ende e paqartë, vlen të nënvizohet se precedenti i Maqedonisë, apelon edhe më shumë për vlerën që ka Byroja Kombëtare e Hetimit, me të cilën politika në Tiranë po luan pisët.