kosova
Lideri i Ballkanit humbet autoritetin mes shqiptarëve
Në Shqipëri zhvillohet një takim i radhës në kuadër të atij që po quhet Minishengeni Ballkanik. Vendet kryesore të kësaj nisme që imiton bashkëpunimin europian të viteve të fillimit të Unionit, janë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Nisma po shitet se sjell lëvizje të lirë mallrash, njerëzish, shmang pikat doganore etj.
Bashkimi me Shqipërinë nuk është prioritet
Albin Kurti, kandidati kryesor për kryeminustër të Kosovës dhe një politikan që ka ndërtuar karrierën mbi tezën e vetëvendosjes dhe bashkimin me Shqipërinë ka dhënë një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsce Welle, përmes së cilës skicon prioritetet e qeverisë së tij. I pyetur për çështjen e kufijve që temë e nxehtë në Ballkan, Kurti deklaron se prioritet do të jetë punësimi dhe drejtësia.
Kurti: Jo çdo gjë mund të jetë në tryezën e dialogut me Serbinë
Albin Kurti, kandidati më i mundshëm për kryeministër i Kosovës ka deklaruar në një intervistë për European Western Balkans se në raport me Serbinë nuk mund të jetë çdo opsion në tavolinë.
Do takohem me z. Borrell dhe të arrijmë një marrëveshje për të vazhduar dialogun me Serbinë. Zonja Mogherini ka lejuar që shumë gjëra të bëhen publike dhe besoj se bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vendosen në kontekstin e vlerave europiane. Jo çdo duhet të jetë në tavolinë
shprehet Kurti.
Sfidat dhe epërsia e Albin Kurtit ndaj Tiranës*
Rusia do status quonë në Ballkan
Maxim Samorukov, numri dy i Qendrës “Carnegie” në Moskë ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Rusia nuk ka interes në zgjidhjen e çështjes së Kosovës pasi kështu nuk do të ishte e nevojshme për Serbinë.
Rusia ka interes të mos e zgjidhë çështjen, kështu që deklaratat e zyrtarëve rusë për arritjen e një marrëveshjeje finale mund të shihen si ambigue…Me t’u zgjidhur konflikti Rusia nuk do të jetë më tërheqëse për Serbinë
është shprehur Samorukov.
"Bro, bro, bro! " - Femra si stoli e si objekt!
S’është asgjë tjetër ky marifet pos një tregues i "kompleksit të vlerave të vogla".
Shkojmë më tutje:
Nuk e kam parë, e as lexuar gjëkundi, kurrë e asnjëherë, që në mënyrë të organizuar nga media, pushteti, e as nga grupacionet sportive të Kosovës, të ishte shkruar: "vëlla, vëlla, vëlla", për sportistët shqiptarë që vinin të luajnë në Kosovë nga Tirana ose anasjelltas. (Përjashtuar Plisat dhe Kuqezinjtë)
Tani do të bashkojë Qipron
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini ka deklaruar gjatë një seance debati të mërkurën se një Qipro e Bashkuar brenda BE-së do të ndryshonte lojën.
Asnjë nismë e re nuk e zgjidh problemin kryesor të rajonit-njohjen e Kosovës nga Serbia
Kosova si viktimë dhe Shqipëria si stuko e arrivizmit personal të Kryeministrit
Edi Rama ka marrë atë që ka dashur me Minishengenin ballkanik: Protagonizmin.
Qoftë Dhoma Ekonomike e Kosovës, qoftë Dhoma e Tregëtisë në Shqipëri nuk janë shprehur entuziaste për këtë nismë e cila nuk ka asnjë vlerësim ekonomiko-financiar. Në Kosovë madje po këmbëngulin se prej saj përfiton vetëm Serbia si vend me prodhim dhe tregëti më të zhvilluar. Ndaj diskutimet dhe kundështitë e shumta që ka hapur pjesëmarrja e Shqipërisë në një nismë të ideuar në Beograd burojnë nga shumë arsye.
Kosova u vetëizolua. Nuk e kuptoj se pse
Kosova është kthyer bë problemin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në takimin e Ohrit ku diskutohet i ashtuquajturi minishengen. Duke folur në konferencën për shtyp Rama përqendroi vëmendjen te kritika ndaj asaj që e quajti vetëpërjashtim të Kosovës.