Bashkimi me Shqipërinë nuk është prioritet

Postuar në 12 Dhjetor, 2019 14:34

 

Albin Kurti, kandidati kryesor për kryeminustër të Kosovës dhe një politikan që ka ndërtuar karrierën mbi tezën e vetëvendosjes dhe bashkimin me Shqipërinë ka dhënë një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsce Welle, përmes së cilës skicon prioritetet e qeverisë së tij. I pyetur për çështjen e kufijve që temë e nxehtë në Ballkan, Kurti deklaron se prioritet do të jetë punësimi dhe drejtësia.

Ne nuk e shohim kufirin karshi Serbisë njësoj si kufirin karshi Shqipërisë. Sepse ne nuk kemi si t'i barazojmë Shqipërinë dhe Serbinë. Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është kufi shqiptar, është kufi i Serbisë dhe i Jugosllavisë. Në mandatin tonë qeverisës ne do të përqëndrohemi në dy prioritete: në punësim dhe në drejtësi. Sepse ne duhet të arrijmë së pari që shteti i Kosovës të ketë sukses. Afrimin, integrimin e bashkimin një ditë dikur në të ardhmen me Shqipërinë unë nuk e shoh nëpërmjet dështimit të shtetit të Kosovës, por nëpërmjet suksesit. Ne duhet të bëjmë së pari që ky shtet të ketë sukses. Dhe populli shqiptar i ka ende traumat e Konferencës së Londrës së viti 1913, kur ministri i Jashtëm britanik i asaj kohe, sir Edëard Grey pati thënë: "Ia bëmë një padrejtësi të madhe shqiptarëve për të ruajtur paqen në Europë”.  Por pa kaluar viti shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Afrimi, integrimi, bashkimi me Shqipërinë ne nuk e shohim kurrsesi me mjete jopaqësore dhe me mjete jodemokratike, dhe me mjete jokushtetuese. Por po e them që kjo nuk mund të bëhet së shpejti, me të ardhur unë në zyrën e re të kryeministrit. Së pari duhet të ngremë shtetin e Kosovës, ku përqëndrimi ynë do të jetë tek ekonomia dhe drejtësia. Një ndër prioritetet do të jetë edhe dialogu parimor me Serbinë, por ky nuk do të jetë prioriteti kryesor. Prioritetet kryesore do të jenë drejtësia dhe punësimi

thotë Kurti.

Teksa ka hedhur poshtë akuzën se Vetëvendosja në Tiranë implikon lëvizje politike kundër qeverisë shqiptare, Kurti ka bërë të qartë se tema e bashkimit është programatike, por jo në axhendën e qeverisë.

Moderim qëndrimesh, apo modifikim kjo mbetet për t’u parë. Por qëndrimi në fjalë ka të mirën se e ul në realitet liderin e Vetëvendosjes dhe neutralizon çdo lloj loje me flamuj dhe nacionalizëm nga kryeministri i Shqipërisë që njëherë shfaqet filoeuropian, njëherë i velur nga Europa, një herë filo turk e njëherë dashnor i qeleshes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.