Kurti: Jo çdo gjë mund të jetë në tryezën e dialogut me Serbinë
Albin Kurti, kandidati më i mundshëm për kryeministër i Kosovës ka deklaruar në një intervistë për European Western Balkans se në raport me Serbinë nuk mund të jetë çdo opsion në tavolinë.
Do takohem me z. Borrell dhe të arrijmë një marrëveshje për të vazhduar dialogun me Serbinë. Zonja Mogherini ka lejuar që shumë gjëra të bëhen publike dhe besoj se bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vendosen në kontekstin e vlerave europiane. Jo çdo duhet të jetë në tavolinë
shprehet Kurti.
Ai ka argumentuar pse është kundër asosacionit të komunave serbe, kërkesë aë Beogradi zyrtar e ka prioritare. Sipas Kurtit politika serbe synon të përsërisë atë që ndodhi në Bosnje në vitin 1991.
Në vitin 1991, 14 komuna me shumicë serbe u bashkuan në një asosacion. Në janar 1992 ata shpallën pavarësinë, në shkurt adoptuan kushtetutën e tyre dhe në dhjetor 1995 në Dejton fituan njohje ndërkombëtare. Mendoj se Beogradi këtë do të realizojë edhe në Kosovë
shprehet Kurti.
Add new comment