20 vjet pas Çlirimit nga Serbia
Kosova ka festuar sot 20-vjetorin çlirimit nga Serbia përmes një ceremonie zyrtare ku kanë marrë pjesë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, gjenerali Wesley Clark, si dhe zyrtari i lartë i DASh, Mathew Palmer.
Është padyshim një riafirmim i vullnetit të politikës amerikane për atë që kreu në vitin 1999, duke u ndarë nga argumentet serbe që vazhdojnë edhe sot. Historia do ta gjykojë ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe do t’i japë vendin e duhur asaj, por është po ashtu e padyshimtë se historia do të gjykojë edhe projektet e dokumentuara serbe për genocide dhe vrasje, zhvendosje popullsie dhe spastrim etnik, që sot manifestohen te gënjeshtra zyrtare si sëmundje të pashërueshme.
Kosova ka marrë kështu një moment të merituar vëmendjeje në kudër të një procesi paqësimi me Serbinë dhe në një kontekst kur duhet të shkëputet nga sëmundja e korrupsionit që vë në diskutim arritjen e shtetësisë.
Add new comment