Pro shkëmbimit të territoreve edhe zyrtarë të administratës Klinton
Aktorë të ndryshëm të afërt me politikën zyrtare amerikane po riciklojnë idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës që sipas tyre do të sillte stabilitet afatgjatë në rajon. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Charles Kupchan, anëtar i Këshillit për Punët e Jashtme dhe profesor në universitetin e Georgetown ka vlerësuar se opsioni në fjalë duhet parë si prioritet.
Nëse aneksimi i Veriut të Kosovës u jep qeverisë dhe popullit serb ndjesinë se kanë shpëtuar fytyrën deri në pikën sa do të njihnin pavarësinë e Kosovës atëherë unë mendoj se duhet bërë sepse ky është një hap përpara për stabilitetin afatgjatë dhe paqen në Ballkan
tha Kupchan që ka qenë zyrtar i lartë në administratën Klinton dhe Obama.
Sipas tij, për momentinçështja mbetet ende në mbikëqyrje europiane përderisa ShBA është e përqendruar në rajone të tjera, por nëse diskutimi për shkëmbimin e territoreve do të vihet në tryezë, atëherë këshilltari John Bolton mund të investohet personalisht.
Lidhur me efektet që mund të ketë aplikimi i këtij opsioni në rajon, Kupchan ka deklaruar se nëse një gjë e tillë do të hapë diskutime në Bosnje, atëherë sipas tij komuniteti ndërkombëtar do të duhet të deklarojë prerë qëndrimin kundër. Diçka që në thelb vendos pabarazi në trajtim mes disa vendeve për çështje në thelb të njëjta.
Add new comment