Sondazhi/71.6% e qytetarëve të Kosovës kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Postuar në 18 Korrik, 2019 12:39

Në Kosovë vetëm 20.6% e qytetarëve janë dakord për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Gazet “Koha Ditore” publikon në një shkrim të vetin sot rezultatet e një sondazhi të realizuar nga Instituti Demokratik Amerikan(NDI) sipas të cilit 71.6% e të pyeturve mendojnë se tërësi tokësore e Kosovës duhet ruajtur edhe nëse kjo do të thotë zgjatje në kohë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

…Nga përgjigjet e ofruara, 46 për qind e të anketuarve kanë thënë se integriteti territorial i Kosovës nuk duhet të sakrifikohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Një numër edhe më i madh (71.6 %) është shprehur në favor të ruajtjes së territorit të Kosovës, edhe nëse kjo do të thotë një proces më të zgjatur të integrimit të vendit në BE. Ndërsa, vetëm 20.6 për qind e të anketuarve janë pajtuar se duhet shqyrtuar mundësinë e heqjes dorë nga një pjesë e territorit nëse kjo nënkupton njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB. 49.6 për qind e të anketuarve kanë thënë se shkëmbimi i territoreve do të shkaktonte largimin e minoriteteve dhe do të dëmtonte karakterin multietnik të Kosovës

citon gazeta hulumtiin në fjalë.

Një numër i madh qytetarësh mbështesin idenë se duhet të jenë SHBA dhe BE ato që duhet ta ndërmjetësojnë marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës(79%) dhe vetëm një pakicë, 37% mendojnë se marrëveshja duhet të arrihet në mënyrë të pavarur nga të dyja shtetet në fjalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.