Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet në datën 22 gusht. Vendimi është marrë nga Kryesia e Kuvendit që i ka hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
E kishim një takim shumë të mirë në të cilin patëm edhe vendimmarrje konsensuale për të marrë disa vendime të cilat janë interes qenësor i qytetarëve të vendit. I falënderoj të gjitha grupeve parlamentare që ju përgjigjen pozitivisht thirrjes sime që të përcaktojmë seancën për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës që automatikisht i hap mundësi edhe presidentit të vendit që të dekordoj kuvendin për shpërndarje edhe datën e zgjedhje
u shpreh me këtë rast, kryeparlamentari Kadri Veseli.
Ai ka dalë kundër propozimit të presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, që kërkoi prej tij, në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, për caktimin e një kryeministri të ri.
Që nga dita e parë e kam thënë me vendosshëmri edhe sot e them e vetmja zgjidhje në momentin kur ka dilema apo situate janë zgjedhjet. Zgjedhjet nuk janë vetëm opsion, por drejtim i duhur për qytetarët. Ky vend ka nevojë për vendosmëri për të ecur përpara
shtoi Veseli.
Kosova shkon në zgjedhje, që me gjasë do të mbahen më 8 shtator për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, pas ftesës që iu bë atij nga Gjykata Speciale. Vendimi në fjalë është komentuar shumë dhe është parë më tepër si një manovër e Haradinajt për të rritur peshën elektorale dhe politike si pasojë e qëndrimit të tij kundër idesë së ndarjes së Kosovës.
Add new comment