zgjedhjet e parakohshme
Izraeli kalon në zgjedhje të reja, të katërtat në dy vjet
Izraeli do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda muajit mars për shkak se Parlamenti nuk arriti të miratojë buxhetin brenda afateve. Këto janë zgjedhjet e katërta parlamentare në dy vjet dhe ndoshta më sfidueset për liderin më jetëgjatë në ekzekutivin izraelit, kryeministrin Beniamin Netanyahu.
S'ka revolucion. Me kismet, zgjedhje të parakohshme në pranverë
Partia Demokratike ka hequr dorë nga revolucioni. Ajo tashmë ka objektiv zgjedhjet e parakohshme pa asnjë kusht. Ne Ramën, pa Ramën, duhen zgjedhje. Madje siç duket kur të dojë shumica, mjafton që të quhen se janë të parakohshme. Këtë ka bërë të ditur në një intervistë për News24, nënkryetari i partisë, Edi Paloka, që ndër të tjera tha:
Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet në datën 22 gusht. Vendimi është marrë nga Kryesia e Kuvendit që i ka hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Kryeministri grek njofton zgjedhje të parakohshme
Pas humbjes në zgjedhjet europiane, kryeministri grek, Alexis Tsipras ka njoftuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Duke e konsideruar rezultatin e tyre si poshtë pritshmërive, Tsipras ka shtuar se do të kërkojë nga Presidenti i Republikës që të shpërndajë Parlamentin.
Del Teoria e Ditës së Gjykimit
Tërheqja e kryeminstrit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme duket se janë çështje kohe. Zoti Rama por edhe të tjerë brenda mazhorancës janë të ndërgjegjshëm se mbajtja e zgjedhjeve lokale në këto kushte është një rrugë pa krye që nuk ka për t’i dhënë zgjidhje situatës. Koha në dispozicion mesa duket do shfrytëzohet për ta shitur tërheqjen jo si disfatë apo dorëzim i Edi Ramës por si reflektim i pavarur i elitës politike të socialistëve.
Greqia dhe Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme?
Greqia dhe Serbia mund të shkojnë së shpejti drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke krijuar pasiguri të reja në rajonin tonë.
Nuk ka asnjë arsye që të ligjërojë votime pa kandidat për president
Sot në disa media ka qarkulluar një mendim se procedura e zgjedhjes së presidentit mund të shërbejë për të provokuar zgjedhje të parakohshme, e për rrjedhim për të nxjerrë de facto pa vlerë Çadrën e protestës së PD-së. Ideja bazohet thjesht mbi procedurat e parashikuara nga Kushtetuta: tre raundet e para kërkojnë shumicë të cilësuar për zgjedhjen e një kandidati. Dy raundet e fundit kërkojnë shumicë të thjeshtë. Nëse opozita sërish nuk pranon atëherë kalohet në zgjedhje të parakohshme dhe KQZ-ja bën rivendosjen e afateve për regjistrim koalicionesh dhe subjektesh.
Zgjedhjet nuk janë zgjidhje
Meqë po flitet këto ditë për zgjedhje të parakohshme nga ana e drejtuesve të PS-së, duhen bërë disa llogari.
Nga sondzhi i fundit që bëra për Tiranën, si dhe nga një sondazh paraardhës për gjithë Shqipërinë, më rezultonte se, mund të ketë firo në pjesëmarrje nëse zgjedhjet zhvillohen sot, por firoja mund të jetë përpjestimore në të dyja krahët. Me fjalë të tjera, përqindjet elektorale të dy koalicioneve dhe të tri partive kryesore mund të mbeten praktikisht si në zgjedhjet e para tre vjetëve.
Dhe çfarë zgjidhje do të sillnin zgjedhjet e parakohshme?