Del Teoria e Ditës së Gjykimit
Tërheqja e kryeminstrit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme duket se janë çështje kohe. Zoti Rama por edhe të tjerë brenda mazhorancës janë të ndërgjegjshëm se mbajtja e zgjedhjeve lokale në këto kushte është një rrugë pa krye që nuk ka për t’i dhënë zgjidhje situatës. Koha në dispozicion mesa duket do shfrytëzohet për ta shitur tërheqjen jo si disfatë apo dorëzim i Edi Ramës por si reflektim i pavarur i elitës politike të socialistëve.
Kreu i qeverisë tha sot se nuk do të pranojë asnjë lloje shantazhi për të negociuar mandatin që i kanë dhënë qytetarët për të qeverisur deri në 2021, por sipas tij hyrja ose jo në zgjedhje të parakohshme do të jetë vendim teorik që do burojë nga një vetëdije që nuk kuptohet ku e ka burimin. Përtej kapriços së kryeministrit për të mos i dalë boja edhe këtë herë..
“Ka s’ka zgjedhje të parakohshme këtë s’mund ta përcaktojë kurrë shantazhi dhe kërcënimi dhe asnjë lloj negocimi. Zero. Kjo është pjesë e mënyrës se si veprohen strategjitë e brendshme. Kjo është vetëm vullnet i njëanshëm i PS. Vetëm në rast se gjykojmë ne dhe jo për shkak të tyre”.
Se kur do të jetë Dita e Gjykimit duhet pritur që Edi dhe shokët e tij në kuptimin politik të vendosin të shpallin fitoren e arsyes mbi mosarsyen etj etj..ose thënë me thjeshtë shpalljen e zgjedhjeve të parakoshme.
Add new comment